Bota

Aksidenti tragjik në Kroaci/ Gjykata merr vendim për shoferin nga Kosova, shtyhet afati i paraburgimit me dy muaj

31 Gusht 2021, 19:04 Nga DOSJA
Aksidenti tragjik në Kroaci/ Gjykata merr vendim për shoferin nga

KROACI– Gjykata në Kroaci, ka vendosur ditën e sotme që të shtyjë me dy muaj afatin e paraburgimit për shoferin e autobusit që shkaktoi aksidentin të dielën e 25 korrikut që i mori jetën 10 personave.

Vendimi u mor nga gjykata për shkak të mundësisë së arratisjes së shoferit, lajmin e bëri të dituar avokati i tij Igor Cisper. Avokati, njoftoi se i ofroi garanci gjykatës një shumë prej rreth 15 mijë euro për mos-arratisjen e shoferit. Ai tha se klienti i tij nuk po ndihet mirë.

“Ne ofruam garanci prej 100,000 kuna (13,300 euro) por gjykata nuk e pranoi shumën. Klienti im bisedon me familjen e tij në Kosovë çdo ditë, por nuk është aspak të mirë”, tha ai.

Avokati theksoi se janë në pritje të një ekspertize të trafikut, në mënyrë që të vërtetohen më tutje faktet.

Ngjarja e rëndë ndodhi rreth orës 06:20 të mëngjesit të së dielës së 25 korrikut, kur autobusi me targa të Kosovës, i cili vinte nga Frankfurti u rrëzua dhe i mori jetën 10 personave, ndërkohë që nga 69 personat e aksidentuar, 15 prej tyre janë fëmijë. Shkak për aksidentin siç edhe u deklarua nga prokurorët, është bërë përgjumja e drejtuesit të autobusit. Ai ka humbur kontrollin dhe ka bërë që autobusi të dilte nga rruga, duke shkaktuar tragjedinë, version që është mbështetur edhe nga i arrestuari.

(e.k/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

rajoni rajoni igor cisper rrezohet autobusi kosovar ne kroaci igor cisper rrezohet autobusi kosovar ne kroaci

Sondazh

Poll

Bota 31 Gusht 2021, 18:43

Reporterët pa Kufij: Rusia po shtrëngon internetin

RUSI- Reporterët pa Kufij thanë se shteti rus “po shtrëngon kontrollin” në internet, duke “kufizuar” në mënyrë drastike lirinë e shtypit dhe të shprehjes. Në nj...