Aktualitet

Tentoi të korruptojë policët kufitarë, arrestohet senegalezi në Pogradec

31 Gusht 2021, 17:04 Nga DOSJA
Tentoi të korruptojë policët kufitarë, arrestohet senegalezi

POGRADEC– Një 22-vjeçar nga Senegali është vënë në pranga pasi akuzohet se ka tentuar të korruptojë punonjësit e policisë kufitare. Në njoftimin zyrtar të policisë bëhet me dije se personi me inicialet D. I., 22 vjeç, banues në Senegal, në brendësi të pasaportës së tij kishte vendosur një kartëmonedhë 50 euro, me qëllim për ta lejuar të kalonte kufirin në drejtim të Shqipërisë, pa vizë. Por, efektivi nuk i ka pranuar paratë dhe i riu është arrestuar.

Njoftimi i policisë Qafë Thanë, Pogradec: Policia Kufitare e Qafë Thanës godet një rast të mitdhënies. Procedohet penalisht një 22-vjeçar, i cili tentoi të korruptojë punonjësit e policisë kufitare. Shërbimet e Stacionit të Policisë Kufitare Qafë Thanë, në hyrje të Republikës së Shqipërisë, gjatë përpunimit të dokumentacionit të qytetarëve, kanë konstatuar se shtetasi D. I., 22 vjeç, banues në Senegal, në brendësi të pasaportës së tij kishte vendosur një kartëmonedhë 50 euro, me qëllim për ta lejuar të kalonte kufirin në drejtim të Shqipërisë, pa vizë.

Në përfundim të veprimeve specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Pogradec, filluan procedimin penal për shtetasin D. I., për veprën penale “Korrupsioni aktiv i personave që ushtrojnë funksione publike”. Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Pogradec, për veprime të mëtejshme.

(F.m/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet arrestohet 22 vjecari nga senegali arrestohet 22 vjecari nga senegali

Sondazh

Poll