Bota

Sondazhi/ Tre javë nga zgjedhjet në Rusi, bie me 5% popullariteti i Putin në vend

31 Gusht 2021, 17:00 Nga DOSJA
Sondazhi/ Tre javë nga zgjedhjet në Rusi, bie me 5% popullariteti i

RUSI- Një sondazh i publikuar së fundmi në Rusi tregon rënien e popullaritetit të Presidentit rus Vladimir Putin. Sondazhi i paraqitur në grafik nga “Levada Center” tregon rënien e popullaritetit të Putin me 5%.

Përkrahja e Putin ka rënë nga 66% që ishte në qershor në 61% në muajin gusht. Ndërkohë që kjo rënie e popullaritetit shoqërohet me zgjedhjet e përgjithshme në Rusi të cilat do të mbahen 17 deri në 19 shtator.

Përkrahja e Putin ka rënë për shkak të burgosjes së Alexei Navalny, vendimeve që ka marrë mbi vendin, presionin e vazhdueshem që u bënë mediave si dhe nënshtrimin e opozitës.

Putin ka qenë për më shumë se dy dekada në pushtet në Rusi. Fillimisht ai u zgjodh si Kryeministër i vendit në vititn 1999, pozicion të cilin e mbajti deri në vitin 2012. Më pas ai u zgjodh si President, ndërkohë që po këtë vit, Putin bëri një ndryshim në Kushtetuese, duke i lejuar vetes që të rikandidojë edhe për dy mandate të tjera si President i vendit.

(I.A/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

bota bota levada center vladimir putin zgjedhjet në rusi levada center vladimir putin zgjedhjet në rusi

Sondazh

Poll