Bota

Përfundon afati për kandidatët e pavarur në zgjedhjet lokale në Maqedoninë e Veriut, 25 persona dorëzojnë nënshkrimet n

31 Gusht 2021, 16:04 Nga DOSJA
Përfundon afati për kandidatët e pavarur në zgjedhjet lokale

MAQEDONIA E VERIUT- Afati për mbledhjen e nënshkrimeve për kandidatët e pavarur për kryetar komune dhe për listat e pavarura në këshillat komunale ka përfunduar ditën e sotme. Alsat.mk shkruan se total nënshkrimet e nevojshme për kandidat të pavarur për kryetar komune i kanë dorëzuar 25 persona ndërsa 12 të tjerë nuk ja kanë arritur qëllimit.

Ndërsa për këshillat komunal, janë siguruar gjithsej 57 lista të pavarura ndërsa 13 të tjerë kanë dështuar. Ndërkohë që deri më 11 shtator partitë kanë afat të dorëzojnë kandidaturat e tyre në KSHZ.

Zgjedhjet lokale duhej të mbaheshin në shtator, por u shtyn për një muaj për shkak se në shtator duhet të mbahet regjistrimi i popullsisë, i cili u shty për në vjeshtë për shkak të përkeqësimit të situatës së Covid-19 në prill, kur ishte paraparë të realizohej regjistrimi i popullsisë. Data për mbajtjen e zgjedhjeve lokale në Maqedoninë e Veriut është vendosur 17 tetor. 

(I.A/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

rajoni rajoni zgjedhjet lokale në maqedoninë e veriut zgjedhjet lokale në maqedoninë e veriut

Sondazh

Poll

Bota 31 Gusht 2021, 14:08

Kronologjia e përfshirjes amerikane në Afganistan

Trupat e fundit amerikane u larguan nga Afganistani, duke përmbushur zotimin e Presidentit Joe Biden për t’i dhënë fund luftës më të gjatë të Amerikës pas një e...