Bota

Shqipëria ndihmon Kosovën për zgjedhje, i jep hua 50 kamera regjistruese dhe monitoruese që u përdorën më 25 prill

31 Gusht 2021, 15:46 Nga DOSJA
Shqipëria ndihmon Kosovën për zgjedhje, i jep hua 50 kamera

TIRANË– Shqipëria ka vendosur që të ndihmojë Kosovën me mjete teknike për zhvillimin e zgjedhjeve vendore që pritet të zhvillohen më 17 tetor. Në një postim në Facebook, Komisioneri i Zgjedhjeve të Shqipërisë , Ilirjan Celibashi ka bërë me dije se ka nënshkruar një marrëveshje bashkëpunimi me Komisionin Qendror të Zgjedhjeve të Kosovës, e cila parashikon përdorimin e përkohshëm nga pala kosovare të teknologjisë zgjedhore të zbatuar nga KQZ e Republikës së Shqipërisë.

Marrëveshja u nënshkrua në kuadër të huazimit të 50 kamerave regjistruese dhe monitoruese të përdorura në zgjedhjet e parlamentare të 25 prillit. Këto pajisje do të përdoren në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve në zgjedhjet vendore të 17 tetorit që do të mbahen në Kosovë.

Nga ana e tij, Kryetari i KQZ-së së Kosovës, Kreshnik Radoniqi nënvizon se përdorimi i këtyre kamerave regjistruese në QNR do të ndihmonte KQZ-e Kosovës në ruajtjen e integritetit të zgjedhjeve dhe në rritjen e besueshmërisë së qytetarëve dhe kandidatëve në aktivitetet që zhvillohen në QNR, pasi aty zhvillohen disa procese të rëndësishme pas ditës së zgjedhjeve, siç janë numërimi i votave me kusht, votave me postë dhe rinumërimi i vendvotimeve.

Statusi i Celibashit:

Së bashku me z. Kreshnik Radoniqi nënshkruam në emër të KQZ-së së Shqipërisë dhe KQZ-së së Kosovës marrëveshjen e bashkëpunimit mes dy institucioneve tona, e cila parashikon përdorimin e përkohshëm nga pala kosovare të teknologjisë zgjedhore të zbatuar nga KQZ e Republikës së Shqipërisë në zgjedhjet e datës 25 prill 2021. Marrëveshja u nënshkrua në kuadër të huazimit të 50 kamerave regjistruese dhe monitoruese të përdorura në zgjedhjet e parlamentare të 25 prillit, për t’i përdorur në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve në zgjedhjet vendore të 17 tetorit që do të mbahen në Kosovë.

I shpreha z. Radoniqi bindjen se kamerat e monitorimit në qendrat e votimit dhe vendet e numërimit të votave në zgjedhjet parlamentare 2021 ishin garanci e shtuar për procesin zgjedhor dhe integritetin e zgjedhjeve. Nga ana e tij, Kryetari i KQZ-së së Kosovës, Kreshnik Radoniqi nënvizoi se përdorimi i këtyre kamerave regjistruese në QNR do të ndihmonte KQZ-e Kosovës në ruajtjen e integritetit të zgjedhjeve dhe në rritjen e besueshmërisë së qytetarëve dhe kandidatëve në aktivitetet që zhvillohen në QNR, pasi aty zhvillohen disa procese të rëndësishme pas ditës së zgjedhjeve, siç janë numërimi i votave me kusht, votave me postë dhe rinumërimi i vendvotimeve.

Implementimi me sukses i teknologjisë zgjedhore në zgjedhjet e Shqipërisë, ka bërë që mjaft vende të rajonit dhe më gjerë, t’i drejtohen KQZ-së për ekspertizë lidhur me aplikimet dhe teknologjinë inovatore në zgjedhje. KQZ e Kosovës synon që në zgjedhjet e tetorit, të përdorë kamerave regjistruese dhe monitoruese të huazuara nga KQZ e Shqipërisë, për të rritur sigurinë dhe garantuar integritetin e procesit të numërimit të votave. Komisioni Qendror i Zgjedhjeve #teknologjianezgjedhje #kqzshqiperi #zgjedhjetshqiperi2021.

(F.m/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

diaspora diaspora ilirjan celibashi kreshnik radoniqi shqiperia ndihmon kosoven per zgjedhje ilirjan celibashi kreshnik radoniqi shqiperia ndihmon kosoven per zgjedhje

Sondazh

Poll

Bota 31 Gusht 2021, 14:08

Kronologjia e përfshirjes amerikane në Afganistan

Trupat e fundit amerikane u larguan nga Afganistani, duke përmbushur zotimin e Presidentit Joe Biden për t’i dhënë fund luftës më të gjatë të Amerikës pas një e...