Bota

Mbërrin grupi i tretë me afganë në Kosovë, 131 persona ulen në aeroportin e Prishtinës

31 Gusht 2021, 15:29 Nga DOSJA
Mbërrin grupi i tretë me afganë në Kosovë, 131 persona

KOSOVË- Grupi i tretë i afganëve në Kosovë ka mbërritur pasditën e sotme rreth orës 17:00. Avioni i nisur nga Gjermania u ul në aeroportin “Adem Jashari” me 131 qytetarë afganë në bord. Ndërkohë që ditën e sotme Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla u shpreh se ata do të strehohen përkotësisht deri sa tu afrohet një vizë për në SHBA, ose në vendet e NATO-s. Ai u shpreh se ky proces mund të zgjasë disa javë ose muaj e shumta.

“Strehimi i tyre është i përkohshëm edhe bazuar në vendimet e qeverisë. Ne kemi marrë zotimin e aleatëve tanë që strehimi i tyre të zgjatë sa më shkurt që është e mundur. Bëhet fjalë për çështje javësh, mos të them muajsh”, tha ai.

Ndërkohë që deri tani, Kosova me të treja grupet që kanë ardhur ka strehuar 355 afganë. Por ende pritet të mbërrijnë edhe 1645 afganë, të cilët do të strehohen për disa kohë.

(I.A/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

bota bota adem jashari evakuimi i afganeve ne kosove xhelal sveçla adem jashari evakuimi i afganeve ne kosove xhelal sveçla

Sondazh

Poll

Bota 31 Gusht 2021, 14:08

Kronologjia e përfshirjes amerikane në Afganistan

Trupat e fundit amerikane u larguan nga Afganistani, duke përmbushur zotimin e Presidentit Joe Biden për t’i dhënë fund luftës më të gjatë të Amerikës pas një e...