Bota

Covid në Kosovë/ 6 nga 26 viktimat e 24-orëve të fundit ishin të vaksinuara

31 Gusht 2021, 14:52 Nga DOSJA
Covid në Kosovë/ 6 nga 26 viktimat e 24-orëve të fundit

KOSOVË– Ditët e fundit është rritur ndjeshëm numri i rasteve të reja dhe i vdekjeve në Kosovë si pasojë e Covid-19 ndërsa në 24-orëte fundit ka patur 26 viktima ku 6 prej tyre ishin të vaksinuar.

Ministri i Shëndetësisë Arben Vitia, gjatë konferencës për media ditën e sotme tha se nuk dihet nëse viktimat kishin marrë një apo dy doza dhe se cilat nga vaksinat kishin marrë, por këta persona kishin patur edhe sëmundje të tjera shoqëruese.

Vitia ka kërkuar nga qytetarët që të vaksinohen e të respektojnë masat mbrojtëse kundër koronavirusit në mënyrë që të mbrohen nga ky virus.

“Nga 26 pacientë janë 6 pacientë të cilët kanë qenë të vaksinuar, mirëpo nuk është e specifikuar me një apo dy doza. Mirëpo të gjithë me sëmundje shoqëruese. Janë saktë 1 mijë e 269 pacientë tani në klinikat tona të COVID-19 dhe në spitalet tona. Është lajm i mirë që sot pas një kohe nga filloj ky eksplozion i virusit, sot ka pasur më shumë lëshime se sa pranime të pacientëve me COVID dhe kjo na gëzon pa masë. Ka disa ditë, një ose dy javë që janë duke u përgatitur të gjitha skenarët që të organizojmë edhe spitale ose të karakterit fushor ose të një grumbullim të qytetarëve. Me lajmet që i morëm sot nga SHSKUK, janë lajme që na gëzojnë dhe janë shpresëdhënëse se nuk do të ketë nevojë për një situatë të tilla”

(e.k/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

diaspora diaspora covid ne kosove vaksinimi ne kosove covid ne kosove vaksinimi ne kosove

Sondazh

Poll

Bota 31 Gusht 2021, 14:08

Kronologjia e përfshirjes amerikane në Afganistan

Trupat e fundit amerikane u larguan nga Afganistani, duke përmbushur zotimin e Presidentit Joe Biden për t’i dhënë fund luftës më të gjatë të Amerikës pas një e...