Bota

Borrell: Marrëveshja me Serbinë do ta zgjidhte edhe përfaqësimin ligjor të Kosovës

31 Gusht 2021, 16:21 Nga DOSJA
Borrell: Marrëveshja me Serbinë do ta zgjidhte edhe

KOSOVË- Shefi i politikës së jashme të Bashkimit Evropian, Josep Borrell është shprehur se nënshkrimi i marrëveshjes përfundimtare mes Kosovës dhe Serbisë ndër të tjera do të zgjidhë edhe çështjen e përfaqësimit të Kosovës në nisma të ndryshme ndryshme rajonale. Gazeta Ekspress shkruan se Borrell i bëri komentet në një përgjigje me shkrim në pyetjen e deputetëve të Parlamentit Evropian, për mungesën e koherencës në përfaqësimin ligjor të Kosovës.

“Arritja e një marrëveshjeje gjithëpërfshirëse ligjërisht detyruese për normalizimin e marrëdhënieve është baza më e mirë për tejkalimin e çështjes së përfaqësimit ligjor të Kosovës. BE-ja është e gatshme ta trajtojë këtë çështje, përfshirë edhe përmes dialogut për normalizimin e marrëdhënieve Kosovë-Serbi, duke pasur parasysh se organizatat si CEFTA [Marrëveshja Tregtare e Evropës Qendrore] kanë strukturat, procedurat dhe organet e tyre vendimmarrëse, të cilat gjithashtu përfshijnë edhe palët e tjera”, tha Borrell.

Ai kujtoi se pas marrëveshjes së arritur në vitin 2012 në dialogun Kosovë-Serbi, “Kosova merr pjesë dhe flet vetë në forumet rajonale”, me kusht që tek emri i saj të vendosë një fusnotë. (është një * sipër emrit të shtetit dhe nënkupton mos njohjen e tij)

Kosova dhe Serbia janë në negociata të vazhdueshme për normalizimin e marrëdhënieve me njëra-tjetra që nga viti 2011. Ndërkohë që në javën e dytë të shtatorit ështën paralajmëruar një takim i dytë mes Kryeministrit të Kosovës Albin Kurti dhe Presidentit serb Aleksandër Vuçiç.

(I.A/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

diaspora diaspora dialogu kosove-serbi josep borrell dialogu kosove-serbi josep borrell

Sondazh

Poll

Bota 31 Gusht 2021, 14:08

Kronologjia e përfshirjes amerikane në Afganistan

Trupat e fundit amerikane u larguan nga Afganistani, duke përmbushur zotimin e Presidentit Joe Biden për t’i dhënë fund luftës më të gjatë të Amerikës pas një e...