Aktualitet

Banorët e Lumasit kallëzojnë në SPAK zyrtarë të lartë: Falsifikuan të dhënat dhe favorizuan në mënyrë kriminale Bash

31 Gusht 2021, 11:45 Nga DOSJA
Banorët e Lumasit kallëzojnë në SPAK zyrtarë të

BERAT– Banorët e Lumasit kanë paraqitur në SPAK një tjetër kallzim penal. Ata akuzojnë për “shpërdorim detyre” Kryeinspektorin pranë IKMT Tiranë, Albert Zybeja, Drejtorin e Mjedisit pranë IKMT qëndrore, Oen Nallbani dhe Juristet e këtij institucioni Ueda Damiani. Ata akuzohen nga banorët se kanë falsifikuar të dhënat e paraqituara nëpër proçesverbale, me qëllim favorizimin në mënyrë kriminale të kundravajtësve,që në rastin konkret janë bashkia Kuçovë dhe firma Salillari.

Prej më shumë se 4-muajsh banorët po luftojnë për të ruajtur të paprekur ujin e burimit të Sinecit. I firmosur nga 123 banorët e Lumasit, kallzimi penal është depozituar prej tyre dje në Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK).

Në kallzimin penal drejtuar SPAK thuhet:-“Bashkia Kuçovë po bën ndërtime të paligjshme në Kanionin e lumit Sinec (zonë e Mbrojtur dhe e shpallur Monument Natyre,me Vendimin e Këshillit të Ministrave nr.676 datë 20.12.2002.Me pretendimin e ndërtimit të një ujësjellësi për fshatrat: Lumas,Pëllumbas,Sheqëz, Vodëz,Bardhaj,Krekëz e Koritëz,bashkia Kuçovë ka kontraktuar firmën Salillari,duke dhënë edhe lejen e ndërtimit në datë 14/10/2020.Pas monitorimit të kryer nga ADZM Elbasan në 26.07.2021,u konstatua se po kryheshin punime të paligjshme nga subjekti “Salillari” sh.p.k, që i kontraktuar nga bashkia Kuçovë për ndërtimin e një ujësjellësi kishte cënuar drejtpërdrejtë territorin e shpallur “Monument Natyre”.

Sipas banorëve të Lumasit,i kallëzuari Ajet Zyberaj, me shkresën Kthim-Përgjigje në 19.08.2021,vërteton plotësisht elementët e veprës penale të “Shpërdorimit të detyrës” dhe të favorizimit të bashkisë Kuçovë,pasi të dhënat e pasqyruara në shkresë ku thuhet se deri në momentin e ushtrimit të kontrollit subjekti kishte kryer punime sipas projektit të miratuar dhe punimet po kryheshin jashtë zonës së mbrojtur,janë të dhëna të rreme dhe të falsifikuara.Banorët deklarojnë në kallzimin penal (me prova shkresore dhe video e foto ilustruese) se të dhënat e pasqyruara në këtë kthim përgjigje të IKMT-së Tiranë janë një mashtrim i hapur,pasi subjekti ka shkatërruar rreth 30% të territorit të zonës së mbrojtur të kanionit të Sinecit dhe i ka kryer punimet brënda zonës buferike dhe jo jashtë saj siç pretendohet nga Ajet Zyberaj,që në mënyrën më kriminale ka ndërprerë proçedurën për masë administrative për bashkinë Kuçovë me arsyetimin se mungonte përshkrimi dhe se nuk janë plotësuar drejtë rubrikat.

Në kallzimin penal thuhet gjithashtu se: Në konstatimin e kryer nga ana e IKMT-së Tiranë dhe pikërisht nga grupi i punës i drejtuar nga Drejtori i Mjedisit pranë IKMT-së Oen Nallbani dhe Juristja Ueda Damiani,janë falsifikuar të dhënat e paraqituara nëpër proçesverbale,me qëllim favorizimin e kundravajtësve,të cilët i kanë shoqëruar këta funksionarë gjatë gjithë inspektimit “fiktiv” të kryer në Sinec.Sipas banorëve,përmbajtja e proçesverbaleve të kosntatimit të IKMt-së Elbasan është e fallsifikuar dhe konstatimi i kryer nga ana e IKMT-së Tiranë është i paligjshëm dhe kriminal.Banorët e Lumasit akuzojnë Ajet Zyberaj,Oen Nallbanin dhe Ueda Damianin se kanë mbuluar në mënyrë kriminale shkatërrimin që ka kryer subjekti Salillari sh.p.k në shtratin e lumit dhe po në mënyrë kriminale nuk kanë vazhduar proçedurat ligjore për marrjen e masave Administratative për kundravajtësin,me qëllim favorizimin e shkelësve të ligjit,që në rastin konkret janë bashkia Kuçovë dhe firma Salillari.

(a.b)/dosja.al

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet albert zybeja oen nallbani protesta e banoreve te lumasit ueda damiani albert zybeja oen nallbani protesta e banoreve te lumasit ueda damiani

Sondazh

Poll

Aktualitet 31 Gusht 2021, 10:00

DURRËS– Tre të arrestuarit në flagrancë në Durrës nuk kanë dhënë asnjë detaj pas marrjes në pyetje në lidhje me personin që i kishte urdhëruar për të vrarë...