Aktualitet

Bëri plan me vëllain për të përfituar azil! Gjykata lë në burg Alfred Debreshin, i vuri triolin mjetit të ish-kandidatit

31 Gusht 2021, 11:14 Nga DOSJA
Bëri plan me vëllain për të përfituar azil! Gjykata

TIRANË– Gjykata ka lënë në burg Alfred Debreshin, autorin e vendosjes së lëndës plasëse në mjetin e Elton Debreshit, ish-kandidatit të pavarur për deputet. Alfred Debreshi akuzohet se i ka vënë lëndë plasëse mjetit tip “Mercedes Benz” të vëllait të tij Elton Debreshit.

Ai së bashku me vëllain e tij planifikuan ngjarjen në mënyrë që të përfitonin azil në shtete si Gjermania apo Franca. Elton Debreshi denoncoi në polici se dikush i kishte vendosur lëndë plasëse në mjet. Policia pas hetimeve zbuloi se ishte i vëllai autori i vendosjes së tritolit.

Nga përgjimet rezultoi se Alfred Debreshi, është person i implikuar drejtpërdrejt në këtë ngjarje, pasi në bisedat e tij, ai disa herë i drejtohet vëllait të tij, Eltonit, me fjalët më fute në burg“. Vëllezërit Debreshi flasin për mënyrën se si ato e kanë deklaruar ngjarjen përpara policisë dhe janë shumë të shqetësuar pasi deklarimet e Alfredit që nuk përputhen me të Eltonit.

(a.b)/dosja.al

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet alfred debreshi elton debreshi alfred debreshi elton debreshi

Sondazh

Poll

Aktualitet 31 Gusht 2021, 10:00

DURRËS– Tre të arrestuarit në flagrancë në Durrës nuk kanë dhënë asnjë detaj pas marrjes në pyetje në lidhje me personin që i kishte urdhëruar për të vrarë...