Aktualitet

TRITOL, euro dhe para të falsifikuara! Arrestohet Mark Cumraku nga Shkodra, në dyqan kishte sasinë e lëndës plasëse

31 Gusht 2021, 10:43 Nga DOSJA
TRITOL, euro dhe para të falsifikuara! Arrestohet Mark Cumraku nga Shkodra,

SHKODËR– Mark Cumraku është vënë në pranga nga policia në Shkodër pasi është kapur me tritol, euro dhe para të falsifikuara. Gjatë kontrollit të ushtruar në automjetin tip “Benz”, me të cilin po qarkullonte u gjetën dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale 2.600 euro dhe 71.000 lekë të rinj të dyshuar të falsifikuar, si dhe një sasi lekësh të pafalsifikuar. Po ashtu në kontrollin që iu bë në dyqanin që kishte marrë me qera, u zbulua se ai kishte tritol.

NJOFTIMI I PLOTË:

Shkodër. Finalizohet operacioni policor i koduar “Seria”. Operacioni nga Seksioni për Hetimin e Krimit Ekonomik dhe Financiar në DVP Shkodër, për goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e falsifikimit të kartëmonedhave. Gjatë operacionit sekuestrohen kartëmonedha euro dhe lekë të dyshuara të falsifikuara.Gjithashtu sekuestrohet dhe lëndë plasëse tritol.Vihet në pranga autori i dyshuar. Në vijim të punës për goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e falsifikimit të kartëmonedhave, si rezultat i një hetimi disamujor, u organizua dhe u finalizua me sukses operacioni policor i koduar “Seria”. Si rezultat i këtij operacioni u arrestua në flagrancë shtetasi: Mark Cumraku, 35 vjeç, banues në fshatin Rrilë, Lezhë.

Gjatë kontrollit të ushtruar në automjetin tip “Benz”, me të cilin po qarkullonte ky shtetas, u gjetën dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale 2.600 euro dhe 71.000 lekë të rinj të dyshuar të falsifikuar, si dhe një sasi lekësh të pafalsifikuar. Gjithashtu, nga kontrolli i ushtruar në dyqanin që ky shtetas kishte marrë me qira, u gjet dhe u sekuestrua një sasi lënde plasëse tritol. Materialet hetimore i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Shkodër, për veprat penale “Falsifikimi i monedhave” dhe “Mbajtja pa leje e lëndëve plasëse”.

(k.m/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet arrestim ne shkoder mark cumraku arrestim ne shkoder mark cumraku

Sondazh

Poll

Aktualitet 31 Gusht 2021, 10:00

DURRËS– Tre të arrestuarit në flagrancë në Durrës nuk kanë dhënë asnjë detaj pas marrjes në pyetje në lidhje me personin që i kishte urdhëruar për të vrarë...