Sport

Cristiano Ronaldo ribashkohet me Unitedin, problem fanella me numër 7! Pritet miratimi dhe zyrtarizimi i Federatës…

31 Gusht 2021, 10:32 Nga DOSJA
Cristiano Ronaldo ribashkohet me Unitedin, problem fanella me numër 7!

ANGLI – Tani është zyrtare, Cristiano Ronaldo është bashkuar me Manchester United. Kontratë dyvjeçare me opsion për një sezon tjetër, për të rifilluar numërimin e golave ​​me “Djajtë e Kuq”, i cili fillon nga 118 gola në 292 ndeshje.

Ylli portugez do të bashkohet me shokët e tij të skuadrës së United, pas ndeshjeve të ekipeve kombëtareve për botërorin “Katar 2022”. Ndërkohë mësohet se ai do të veshë fanellën me numrin 7.

Cristianno Ronaldo do të vazhdojë të mbajë numrin e tij të preferuar edhe në aventurën e tij të dytë në “Old Trafford”, vetëm se zyrtarizmi duhet të vijë nga Federata Angleze e Futbollit. Fanella me numrin 7 është “e lirë”, pasi Cavani zgjodhi numrin 21, atë që ai zakonisht përdor me ekipin kombëtar të Uruguajit.

Premier League, në teori, nuk lejon ndryshimin e numrit të fanellës kur listat janë dorëzuar, por mund ta shqyrtojë çështjen, në rast të një kërkese zyrtare nga klubi. Dhe kjo është pikërisht ajo që do të ndodhë me Manchester United, pas kalimit të James në Leeds dhe kalimin e fanellës me numrin 21 te Edinson Cavani.

B.T (Dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

sport sport cristiano ronaldo fanellën me numrin 7 manchester united me numrin 21 te edinson cavani old trafford premier league ylli portugez cristiano ronaldo fanellën me numrin 7 manchester united me numrin 21 te edinson cavani old trafford premier league ylli portugez

Sondazh

Poll