Aktualitet

Lëvizte me armë zjarri, arrestohet 20-vjeçari në Durrës, në banesë iu gjetën 2 pranga hekuri (EMRI)

31 Gusht 2021, 07:30 Nga DOSJA
Lëvizte me armë zjarri, arrestohet 20-vjeçari në

DURRËS– Një 20-vjeçar është arrestuar nga policia në Durrës pasi është kapur me armë me vete. I riu i identifikuar si Kejvin Gjegja lëvizte me armë dhe me sende të kundraligjshme. Gjithashtu, gjatë kontrollit në banesën e tij u gjetën 2 palë pranga hekuri si ato të Policisë, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

NJOFTIMI I POLICISË:

Kontrolle të shtuara nga Policia e Durrësit, në zonat bregdetare, për kapjen e personave që lëviznin me armë apo me sende të kundërligjshme me vete.Si rezultat i kontrolleve kapet dhe arrestohet në flagrancë një 20-vjeçar që lëvizte me armë zjarri me vete.Sekuestrohet një armë zjarri pistoletë dhe 2 palë pranga si ato të Policisë.Shërbimet e Stacionit të Policisë Plazh, në bashkëpunim me Forcat “Shqiponja” në DVP Durrës, në vijim të punës për rritjen e parametrave të sigurisë në zona bregdetare, gjatë kontrolleve të shtuara për kapjen e personave që lëvizin me armë zjarri apo me sende të kundërligjshme me vete, në bazë të informacioneve të marra në rrugë operative, kanë ndaluar për kontroll në lagjen nr.13, Plazh, Durrës, shtetasin Kejvin Gjegja.Gjatë kontrollit fizik ndaj këtij shtetasi, në çantën e tij të dorës, shërbimet e Policisë kanë gjetur një armë zjarri pistoletë. Gjithashtu, gjatë kontrollit në banesën e tij u gjetën 2 palë pranga hekuri si ato të Policisë, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.Në vijim të veprimeve, specialistët për Hetimin e Krimeve në Stacionin e Policisë Plazh arrestuan në flagrancë për veprën penale “Armëmbajtje pa leje”, shtetasin Kejvin Gjegja, 20 vjeç, banues në lagjen nr.13, Plazh, Durrës.Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprime të mëtejshme.

(A.B)/Dosja.al

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet kejvin gjegja kejvin gjegja

Sondazh

Poll

Aktualitet 31 Gusht 2021, 06:58

KURBIN– Ermando Cima, 24 vjeç, ka përfunduar në prangat e Policisë së Shtetit pasi ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar për vjedhje. Gjykata e Luk...