E gjitha për një “pëllëmbë”! Atentati ndaj Edison Begës, shpallet në kërkim autori jurist! U vesh si polic dhe qëll
31 Gusht 2021, 07:18Nga DOSJA
VLORË– Tre muaj u deshën që Policia të zbardhte fytyrën e “polici” që qëlloi ndaj Edison Begajt. Sot, me anë të një njoftimi zyrtar, Policia e Shtetit ka bërë me dije se sipas hetimeve ka rezultuar se këmbëzën e armës e ka tërhequr Mitri Prifti, i cili është shpallur në kërkim. E gjitha “armiqësia” mes tyre ka nisur dy ditë para se të ndodhte atentati, e gjitha për një sherr banal. E gjitha për një shpullë!
Dy burrat u konfliktuan në një lokal në zonën e Lungomares në Vlorë dhe në debat e sipër, Edison Begaj qëlloi Priftin në sy të qytetarëve që po kalonin në rrugë. Kjo shpullë duket se nuk është falur nga ana e Priftit, i cili vendosi që t’i merrte jetën personit që e qëlloi. Më 29 maj, Mitri Prifti i veshur si polic dhe me armë në dorë shkoi përballë banesës së “objektivit”. Edhe pse e pa se ishte i shoqëruar me fëmijët e tij, nuk ia kurseu 4 plumba, duke e dërguar në spital. Fatmirësisht pa i rrezikuar jetën.
Por i rrezikoi lirinë! Begaj ndodhet nën masën e sigurisë “arrest shtëpie”, pasi u ndalua në qershor në kuadër të një operacioni ‘blic’ të zhvilluar nga forcat RENEA. Begaj ka qënë i dënuar për drogë me 7 vite e 6 muaj burg në shkurt të 2008, ndërsa është bërë edhe subjekt i OFL-së në lidhje me pasurinë e tij. Por edhe emri i Priftit, me profesion jurist, nuk është i panjohur për Policinë dhe as Prokurorinë. Ai bëri bujë një vitin 2016 me denoncimin e tij, ku pretendonte se ishte kërcënuar nga grupi “Shullazi”. I riu nga Kuçova, i cili është kushëriri i ndërtuesit Jani Zaka, deklaroi se Shullazi e kishte kërcënuar për t’i marrë parkingun nëntokësor prej 1.200 metrash katrorë, në rrugën “Sali Butka”, pranë Policisë Bashkiake.
Mitri Prifti ishte ai që i sqaroi policisë në detaje kërcënimin që kishte marrë kushëriri i tij nga Emiljano Shullazi. Dhe pas kësaj, ka thënë se ishte kërcënuar edhe vetë nga Blerim Shullazi.
Por brenda pak ditësh i tërhoqi pas akuzat, duke u shprehur se nuk e njihte Emiljano Shullazin dhe as të afërmin e tij, Blerim Shullazi, madje as që kishte dijeni mbi ndonjë kërcënim të mundshëm të ndërtuesit. Pas publikimit të lajmit në media, ai u largua nga Shqipëria drejt një kryeqyteti të një vendi të Ballkanit. Vend që nuk u bë kurrë i njohur për mediat. Mesa duket këtë verë ishte kthyer sërish, për të mos u larguar për disa vite.
(k.m/dosja.al)
Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?
KORÇË– Zjarri që kishte nisur prej ditësh në parkun Kombëtar të Prespës është mundur që të izolohet. Dyshohet se zjarri ka qëllimshëm. Policia ka ni...
VLORË– Atentati ndaj Edison Begajt u bë për shkak të një shpulle. Kjo dyshohet të ketë qënë arsyeja e plagosjes me armë zjarri të 41-vjeçarit i cili...
Aktualitet31 Gusht 2021, 06:58
KURBIN– Ermando Cima, 24 vjeç, ka përfunduar në prangat e Policisë së Shtetit pasi ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar për vjedhje. Gjykata e Luk...
TIRANË– Policia e Shtetit ka shpallur në kërkim Mitri Priftin, si të dyshuarin kryesor për atentatin e dështuar ndaj Edison Begës, i cili u plagos në sy të...
BERAT– Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në qytetin e Beratit. Një 48-vjeçare, e identifikuar si Shqiponja Mbërsi ka rënë nga ballkoni duke gjetur vdekjen e...
VLORË– Atentati ndaj Edison Begajt është zbardhur pas disa muajsh nga policia. Dyshohet se autori i ngjarjes është Mitri Prifti, 36-vjeçari i cili ë...
SHIJAK– Policia ka dhënë detaje në lidhje me gjetjen e një trupi pa shenja jete ditën e djeshme në Shijak. Sipas policisë, trupi është pjesërisht i dekompozuar ...
TIRANË– Dosja.al ju sjell lajmet më kryesore të ditës në portalet në vend. Dosja.al ka në faqe të parë lajmin mbi zgjedhjen e emrave të Kryesisë së Partisë...