Aktualitet

SKANDAL në farmacinë e spitalit të Korçës! Infermieri vjedh 10 milionë lekë ilaçet dhe pajisjet mjekësore të pacientë

31 Gusht 2021, 07:17 Nga DOSJA
SKANDAL në farmacinë e spitalit të Korçës! Infermieri

KORÇË–Nikolin Ciko, me detyrë infermier në Urgjencën e Spitalit Korçë është arrestuar nga policia pasi ka kryer dy vjedhje në farmacinë e Spitalit.

41-vjeçari ka grabitur një sasi medikamentesh dhe pajisjesh mjekësore, të cilat shërbenin për trajtimin e pacientëve me COVID-19 dhe me sëmundje tumorale, ku në cilësinë e provës materiale iu gjet e sekuestrua sasia e medikamenteve. Dy vjedhjet janë kryer me datë 8 mars të këtij viti dhe e fundit ditën e djeshme. Infermieri vodhi një sasi e konsiderueshme medikamentesh e pajisjesh mjekësore me vlerë mbi 1.000.000 lekë.

Nikolin Ciko në deklaratën e tij në polici ka pranuar vjedhjet e kryera në spital. Ai ka thënë se ka kryer vjedhjet pasi kishte borxhe dhe kredi për të larë. Skema e tij funksiononte në këtë mënyrë: Vidhte medikamentet në vendin e punës e më pas ua shiste pacientëve që ishin me Covid apo me sëmundje tumoriale.

Ciko merrej me pacientët me Covid, për këtë shkak ai dyshohet se ua shiste këtyre pacientëve medikamentet e vjedhura me një çmim më të shtrenjtë. Në mënyrë që ai të futej brenda vendit ku ishin medikamentet ai duhej të thyente dritaren duke kaluar në tunel në mënyrë që ti merrte ilaçet që ishin brenda farmacisë.

Tashmë ai akuzohet për veprën penale “Vjedhja”, me pasoja të rënda.

(a.b)/dosja.al

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet nikolin ciko spitali i korces nikolin ciko spitali i korces

Sondazh

Poll

Aktualitet 31 Gusht 2021, 06:58

KURBIN– Ermando Cima, 24 vjeç, ka përfunduar në prangat e Policisë së Shtetit pasi ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar për vjedhje. Gjykata e Luk...