Aktualitet

Për një shpullë! Edison Begaj e qëlloi me shpullë në mes të Lungomares, Mitri Prifti nuk e fali, i bëri atentat në sy t

31 Gusht 2021, 07:00 Nga DOSJA
Për një shpullë! Edison Begaj e qëlloi me shpullë

VLORË– Atentati ndaj Edison Begajt u bë për shkak të një shpulle. Kjo dyshohet të ketë qënë arsyeja e plagosjes me armë zjarri të 41-vjeçarit i cili mori 4 plumba nga Mitri Prifti.

Sherri banal mes tyre ndodhi dy ditë para atentatit. Dy burrat u konfliktuan në një lokal në zonën e Lungomares në Vlorë. Ka qënë Edison Begaj ai i cili ka goditur me shpullë 36-vjeçarin në sy të qytetarëve që po kalonin në rrugë.

Duket se Priftit nuk i iku inati me aq por planifikoi që ta vriste Begajn për veprimin e kryer. Dyshimet se Prifti është autori i ngjarjes janë shtuar dhe më shumë pas kqyrjes së kamerave të lokalit në fjalë, i cili ka qenë kyç për zbardhjen e ngjarjes.

Sot policia e Vlorës doli me një njoftim zyrtar duke treguar se ka mundur të zbardhë ngjarjen që ndodhi më 29 maj të 2021, duke identifikuar autorin dhe shpallur në kërkim. Atë mbrëmje, Prifti i veshur me uniformë policie i doli përpara Begajt dhe e qëlloi me 4 plumba në sy të fëmijëve. Begaj mundi që ti shpëtonte atentatit mirëpo muaj më vonë përfundoi pas hekurave pasi u arrestua në një operacion të zhvilluar të RENEA-s. Tashmë ai ndodhet në arrest shtëpie.

LAJMI KRYESOR: E gjitha për një “pëllëmbë”! Atentati ndaj Edison Begës, shpallet në kërkim autori jurist! U vesh si polic dhe qëlloi në sy të fëmijëve, “trazira” që shkaktoi në vitin 2016 për një parking

(A.B)/Dosja.al

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet edison begaj mitri prifti edison begaj mitri prifti

Sondazh

Poll

Aktualitet 31 Gusht 2021, 06:58

KURBIN– Ermando Cima, 24 vjeç, ka përfunduar në prangat e Policisë së Shtetit pasi ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar për vjedhje. Gjykata e Luk...