Basha u përgjigjet të larguarve: Mbajeni kokën lart. Mos lejoni që jermi antiopozitar të jetë më i fortë se bindja
30 Gusht 2021, 16:53Nga DOSJA
TIRANË– Kryetari i Partisë Demokratik Lulzim Basha ka kërkuar që të gjithë pjesëtarët e selisë blu të mbajnë kokën lart. I pranishëm në mbledhjen e Këshillit Kombëtar, Basha, duke i konsideruar jerm opozitar, u është përgjigjur edhe të larguarve nga Partia Demokratike që e kanë konsideruar të çuar në një pikë kritike. Rasti më i fundit ishte Mark Marku.
“Ndaj mbajeni kokën lart. Mos lejoni që jermi antiopozitar që ka për qëllim goditjen e Partisë Demokratike si të vetmen shpresë për njerëzit e këtij vendi, të jetë më i fortë se bindja e secilit prej nesh se modeli që kemi zgjedhor, autoriteti moral që kemi fituar, nuk buron nga muskujt e krimit, nga paratë e koncesioneve apo nga shkrirja e partisë me shtetin. Por nga besimi që ne kemi te vlerat tona, falë të cilave kemi qëndruar edhe në ditët më të errëta të këtyre tre dekadave, pa u thyer, pa u lodhur, pa e humbur vullnetin për të luftuar për Shqipërinë dhe shqiptarët,”- tha Basha.
TIRANË– Kryedemokrati Lulzim Basha ka zbuluar nismën kryesorë të Partisë Demokratike, pas reformimit të saj dhe futjes në Kuvend me skuadrën e re. I pranis...
TIRANË– Kryedemokrati Lulzim Basha u ka dhënë më shumë pushtet grave në Partinë Demokratike. I pranishëm në mbledhjen e Këshillit Kombëtar të Partisë...
TIRANË– Këshilli kombëtar i Partisë Demokratike ka miratuar 11 emrat për sekretarë të Partisë dhe të Komisioneve parlamentare. Mësohet se 300 anëtarët kanë...
Politike30 Gusht 2021, 16:15
TIRANË– Kryedemokrati Lulzim Basha ka nisur mbledhjen e Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike. Mësohet se Basha është shprehur se PD-ja ka nisur reform...
TIRANË– Ish-kryeministri Sali Berisha ka mbërritur në selinë e Partisë Demokratike, aty ku pritet të zhvillohet mbledhja e Këshillit Kombëtar. I shoq...
TIRANË– Ish-ministri i Drejtësisë Ylli Manjani, i ka dalë në krah Luan Ramës, ish-nënkryetarit të LSI-së qësot dha dorëheqjen nga të gjitha funksionet e ti...
DURRËS– Kryetari i degës së Partisë Demokratike në Durrës, Ferdinand Xhaferaj nuk ka pranuar që të jetë kandidat për Kryesinë e Partisë Demokratike, ...
TIRANË– Presidenti Ilir Meta ka reaguar pas vendosjes së masave të reja në vend. Teksa ka ndarë një foto ku shihet me maskë, Meta shkruan se ky është...
TIRANË– Ditën e enjte në orën 10:00 do të mblidhet Asambleja Kombëtare e Partisë Socialiste. Sot është zbardhur dhe rendi i ditës që do të ndiqet. Me anë t...