Politike

PD-ja bëhet me katër nënkryetarë! Miratohen në mënyrë unanime 11 emrat për sekretarë të Partisë dhe të Komisioneve p

30 Gusht 2021, 16:34 Nga DOSJA
PD-ja bëhet me katër nënkryetarë! Miratohen në

TIRANË– Këshilli kombëtar i Partisë Demokratike ka miratuar 11 emrat për sekretarë të Partisë dhe të Komisioneve parlamentare. Mësohet se 300 anëtarët kanë votuar në mënyrë unanime emrat e propozuar nga Lulzim Basha sa i përket 11 sekretarëve të Partisë dhe të Komisioneve parlamentare. Tashmë PD-ja është bërë me katër nënkryetarë, ku dy prej tyre janë gra. Jorida Tabaku, Grida Duma, Alfred Rrushaj dhe Enkelejd Alibeaj kanë marrë miratimin për të qenë nënkryetarë të PD dhe njëherësh “krahu i djathtë” i kryedemokratit Basha. Gjithashtu, në mbledhjen e Këshillit Kombëtar mësohet se është votuar për kryetar të këtij Këshilli Edi Paloka, duke zëvendësuar Bujar Nishanin. Gazment Bardhi është rikonfirmuar në detyrë si Sekretar i Përgjithshëm.

Detyra e Zëdhënësit të Grupit i është besuar Orjola Pampurit, ndërkohë që ajo e Sekretarit të Grupit Parlamnetar, deputetit të ri të Vlorës Arbi Agalliu. Deputetja e zgjedhur, Flutura Açka është ka marrë postin e Kryetares së Komisionit të Apelimit, Integritetit dhe Etikës. Jemin Gjana, është emëruar si Kryetar i Komisionit Zgjedhor. Për Sekretare për Pronarët dhe cështjet e pronave, është vendosur Ledina Mandia. Jonila Godole, një prurje e re në Partinë Demokratike, do të jetë Sekretare për të Përndjekurit Politikë, fushë në të cilën ka një kontribut të madh prej shumë vitesh. Basha ka krijuar Sekretariatin për Klimën e Biznesit për të cilin është vendosur emri i Drejtuesit Politik të Qakut Kukës, dhe sipërmarrësit Flamur Hoxha.

Sekretariati per voten e emigranteve që krijohet për herë të parë do të drejtohet nga Belind Kelliçi. Oriela Nebiaj, do të jetë Sekretare për Organizatat Partnere. Për Sekretariatin e Burimeve Njerëzore dhe atë të Marrëdhënieve me Publikun janë vendosur dy zonja, Arta Sakja dhe deputetja e Shkodrës Greta Bardeli. Për postin e Sekretarit Organizativ, është vendosur Ervin Minarolli, ndërkohë që Sekretar për Çështjet Ligjore dhe Zgjedhore, është Ivi Kaso. Për herë të parë krijohet Sekretariati i Koordinimit Elektoral si dhe Sekretariati i Organizimit Dixhital. Për këto dy poste janë Taulant Zeneli dhe Endri Hasa. Studiuesja dhe pedagogia Enriketa Papa është emëruar nga kreu i PD për pozicionin e kryetares së Fondacionit për Liri dhe Demokraci.

Deputetët janë ndarë në 8 komisone ku drejtimi nga ana e PD i është besuar:

Komisioni për Integrimin Europian: Jorida Tabaku
Komisioni për Edukimin dhe Mjetet e Informimit Publik: Agron Gjekmarkaj
Komisioni për Punën, Cështjet Sociale dhe Shëndetësinë: Albana Vokshi
Komisioni për Çështjet Ligjore, Administratën Publike dhe të Drejtat e Njeriut: Oerd Bylykbashi
Komisioni për Ekonominë dhe Financat: Sorina Koti
Komisioni për Veprimtaritë Prodhuese, Tregëtinë dhe Mjedisin: Helidon Bushati
Komisioni për Sigurinë Kombëtare: Flamur Noka
Komisioni për Politikën e Jashtme: Tomorr Alizoti

LAJM KRYESOR: Këshilli Kombëtar i Partisë Demokratike! Pushteti në duart e ‘grave’, pritet votimi i emrave të përzgjedhur nga Basha, tërhiqet Xhaferaj, kush pritet të jetë në komisione dhe postet kyçe të partisë

(F.m/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

politike politike bujar nishani edi paloka keshilli kombetar i pd 30 gusht 2021 bujar nishani edi paloka keshilli kombetar i pd 30 gusht 2021

Sondazh

Poll

Politike 30 Gusht 2021, 16:15

TIRANË– Kryedemokrati Lulzim Basha ka nisur mbledhjen e Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike. Mësohet se Basha është shprehur se PD-ja ka nisur reform...