Politike

Emrat ‘hidhen’ sot në tavolinë, zbardhet fleta e votimit për anëtarët e kryesisë së Partisë Demokratike

30 Gusht 2021, 14:00 Nga DOSJA
Emrat ‘hidhen’ sot në tavolinë, zbardhet fleta e votimit

TIRANË– Është zbardhur fleta e votimit për anëtarët e kryesisë së Partisë Demokratike, emrat e të cilëve pritet që të votohen pasditen e sotme në Këshillit Kombëtar të Selisë Blu.

Nga fleta e votimit është hequr emri i kreu të PD-së në Durrës, Ferdinant Xhaferaj, i cili ka lajmëruar që një natë më parë se nuk ka ndërmend që të garojë, duke u tërhequr nga procesi.

Sot do të mblidhet Këshilli Kombëtar i Partisë Demokratike. Dosja.al publikoi një ditë më parë listën me emrat e kandidatëve për secilin post. Është rikonfirmuar Gazment Bardhi, vendin e Bujar Nishanit pritet ta zërë Edi Paloka.

(F.m/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

politike politike keshilli kombetar i pd 30 gusht 2021 keshilli kombetar i pd 30 gusht 2021

Sondazh

Poll