Politike

Dorëheqja e Luan Ramës, Manjani: LSI-ja e tradhëtoi dhe e dënoi para zgjedhjeve, s’ka pikë përgjegjësie për humbjen

30 Gusht 2021, 13:23 Nga DOSJA
Dorëheqja e Luan Ramës, Manjani: LSI-ja e tradhëtoi dhe e

TIRANË– Ish-ministri i Drejtësisë Ylli Manjani, i ka dalë në krah Luan Ramës, ish-nënkryetarit të LSI-së qësot dha dorëheqjen nga të gjitha funksionet e tij në këtë parti. Në një status në Facebook, Manjani shkruan se Rama nuk ka asnjë përgjegjësi për humbjen e mandatit në Vlorë, pasi ai vetë u shpall tradhëtar para zgjedhjeve.

Manjani shton se LSI-ja vetë bënte thirrje që të votohej numri dy i listës, dhe jo numri një që ishte vetë Rama, duke e tradhëtuar këtë të fundit dhe duke u bërë vetë përgjegjës që të humbnin mandatin.

“Luan Rama, pavarësisht arësyeve që parashtron në dorëheqjen së Tij nga detyrat partiake, NUK KA ASNJË PËRGJEGJËSI politike për humbjen e mandatit të LSI në Vlorë. Në parim shqiptarët në zgjedhjet e fundit gjykuan LSI, jo kandidatët e saj. E çfarë gjykimi, pa!? Në Vlorë, ekuacioni u bë edhe më i vështirë kur 2 javë para ditës së votimit Luani u shpall “tradhëtar”!!!! Se kë e çfarë tradhëtoi Luani një dreq e di!? Them dreq se nuk dua të ngatërroj zotin me këto punë…Të shpallesh armik para votimit, të dilet në thirrje publike “mos votoni Luanin” dhe, të mendosh të marrësh dhe mandat këtë vetëm një politikë e çakërdisur e bën! Ndaj them se Luani nuk ka asnjë përgjegjësi. Ai nuk është vlonjat dhe nuk mori votat e shokëve të lagjes, që të jetë përgjegjës. Ai shkoi atje si përfaqësues politik dhe u shpall armik nga partia e tij, mu para votimit. LSI bënte thirrje të votohej nr. 2 i listës…Ja, kaq e thjeshtë është! Nga ana tjetër, Luani s’ka përse spjegohet gjatë për dorëheqjen e Tij, sepse ai nuk është i dorëhequr, por i tradhëtuar! I tradhëtuar, por edhe i dënuar për tradhëti…,”- shkruan Manjani.

Mëngjesin e sotëm, Luan Rama, një nga themeluesit e Lëvizjes Socialiste për Integrim njoftoi largimin nga partia dhe nga çdo funksion në LSI. Në një shkrim në rrjetet sociale, Rama sqaroi se drejtuesi i fushatës mban përgjegjësi edhe kur nuk është përgjegjës, referuar humbjes së LSI në Vlorë, ku nuk u arrit të merrej asnjë mandat.

(f.m/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

politike politike luan rama iken nga lsi ylli manjani luan rama iken nga lsi ylli manjani

Sondazh

Poll