Politike

Mbledhja e Këshillit Kombëtar, Basha: Më shumë gra në detyra të rëndësishme!

30 Gusht 2021, 16:40 Nga DOSJA
Mbledhja e Këshillit Kombëtar, Basha: Më shumë gra në detyra

TIRANË– Kryedemokrati Lulzim Basha u ka dhënë më shumë pushtet grave në Partinë Demokratike. I pranishëm në mbledhjen e Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike, Basha tha se kjo gjë nuk po bëhet për shkak të kuotave gjinore që shpesh herë ngatërrojnë sasinë me cilësinë e përfaqësimit, por si vlerësim të profesionalizmit, integritetit dhe përkushtimit të tyre.

Pjesë nga fjala e Bashës:

Ekipi i ri, në nivelet e ndryshme drejtuese të Partisë, ka detyrën të çojë përpara me vendosmëri betejën për kthimin e demokracisë dhe legjitimitetit në vend. Kemi mbi supe një sfidë që nuk është thjesht partiake, apo opozitare, por kombëtare. Ajo për çlirimin e zgjedhjeve dhe thyerjes së zinxhirëve të krimit, oligarkisë dhe të shtetit të shkrirë me to, që po shtrëngon eshtrat e drobitura të një Shqipërie që kërkon shpëtim. Kjo është një sfidë që kërkon pak fjalë dhe shumë punë, pak retorikë dhe shumë politikë të ngritur mbi idetë tona, idetë e themeluesve tanë që e ndërtuan këtë parti në antipod me cdo gjë që përfaqësonte regjimin totalitar, e që sot më shumë se kurrë duhet të shërbejnë si ylli ynë Polar.

Jam krenar që në këtë ekip do të kemi më shumë gra në detyra të rëndësishme, me profile të spikatura që e bëjnë Partinë Demokratike më gjithpërfshirëse, jo për shkak të kuotave gjinore që shpesh herë ngatërrojnë sasinë me cilësinë e përfaqësimit, por si vlerësim të profesionalizmit, integritetit dhe përkushtimit të tyre. Mirënjohje për angazhimin tuaj fisnik dhe suksese. Të gjithë ata që dhanë kontributin e tyre në pozicionet e ndryshme drejtuese kanë mirënjohjen time dhe të demokratëve. Pres që harmonizimi i kontributeve të reja dhe ekzistuese të jetë në përputhje me pritshmëritë e demokratëve dhe shqiptarëve.

(F.m/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

politike politike keshilli kombetar i pd 30 gusht 2021 lulzim basha keshilli kombetar i pd 30 gusht 2021 lulzim basha

Sondazh

Poll

Politike 30 Gusht 2021, 16:15

TIRANË– Kryedemokrati Lulzim Basha ka nisur mbledhjen e Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike. Mësohet se Basha është shprehur se PD-ja ka nisur reform...