Politike

Asambleja Kombëtare e Partisë Socialiste/ Rendi i Ditës: Nis me FJALIMIN e Edi Ramës, zgjidhen drejtuesit politikë në qarq

30 Gusht 2021, 10:42 Nga DOSJA
Asambleja Kombëtare e Partisë Socialiste/ Rendi i Ditës: Nis me

TIRANË– Ditën e enjte në orën 10:00 do të mblidhet Asambleja Kombëtare e Partisë Socialiste. Sot është zbardhur dhe rendi i ditës që do të ndiqet. Me anë të një njoftimi të bërë publik për mediat, Taulant Balla ka zbuluar dhe mënyrën se si do të vijojë asambleja. Fillimisht do të hapet me fjalimin e kryeministrit Edi Rama e më pas do të vijojë zgjedhja për kryesinë e re, për drejtuesit politikë të qarqeve si dhe të sekretariatit ekzekutiv të partisë.

NJOFTIM

Nr.1, datë, 30.08.2021 Për thirrjen e Mbledhjes së Asamblesë KombëtareTë Partisë Socialiste Mbështetur në Statutin e Partisë dhe në Rregulloren për Organizimin dhe Funksionimin e Asamblesë Kombëtare të Partisë Socialiste Neni 4, Sekretari i Përgjithshëm thërret Mbledhjen e Asamblesë Kombëtare me këtë rend dite: Hapja e mbledhjes dhe miratimi i rendit të ditës. Fjala e Kryetarit të Partisë Socialiste Edi RAMA. Zgjedhja e Kryesisësë re, drejtuesve politikë të qarqeve dhe sekretariatit ekzekutiv të partisë.

Në asamble pritet që kryeministri Edi Rama të shpallë emrat e qeverisë së re që do të qeverisin për 4 vitet e ardhshme. Në Partinë Socialiste do të mungojnë disa figura të njohura duke filluar nga Gramoz Ruçi, i cili është tërhequr nga politika. Erjon Braçe po ashtu ka paralajmëruar largimin nga qeveria. Përmes një statusi në Facebook shkruan se “ka një fund”.

Najada Çomo dha dorëheqjen nga mandati i deputetes duke mos ardhur në Kuvend këtë shtator për të vazhduar punën në spital si Shefe e Shërbimit Infektiv. Nga ana tjetër, Rama rikonfirmoi në detyrë kreun e grupit parlamentar socialist, Taulant Ballën, dhe ministren e Shtetit për Marrëdhënien me Parlamentin, Elisa Spiropalin.

(a.b)/dosja.al

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

politike politike asambleja kombëtare e partisë socialiste asambleja kombëtare e partisë socialiste

Sondazh

Poll