Bota

Eleminimi i ISIS, SHBA dhe grupi i vendeve përkrahëse: Do përdoret çdo element për zhdukjen e kësaj organizate terroriste

30 Gusht 2021, 16:49 Nga DOSJA
Eleminimi i ISIS, SHBA dhe grupi i vendeve përkrahëse: Do

SHBA- Grupi i bashkuar i vendeve për të luftuar Shtetin Islamik përfshirë këtu edhe SHBA-në janë zotuar për t’i dhënë fund kësaj organizate. The Guardian shkruan se gjatë një deklaratë të lëshuar, ata janë shprehur se kanë synimin e tyre ta eleminojnë plotësisht këtë grup, si dhe posaçërisht degën e tij në Afganistan, i cili mori përgjegjësinë për sulmin me raketa në aeroportin e Kabulit.

“Ne do të përdorim të gjithë elementët e fuqisë kombëtare – ushtarake, të inteligjencës, diplomatike, ekonomike, të zbatimit të ligjit, për të siguruar humbjen e kësaj organizate brutale terroriste. Të gjitha vendet do të identifikojnë dhe do t’i sillnin anëtarët e tyre para drejtësisë”, thuhet në deklaratë.

LAJMI KRYESOR: Sulm me dron nga SHBA ndaj militantit të ISIS-K pranë aeroportit të Kabulit, 9 civilë të vdekur ku mes tyre 6 ishin fëmijë, talebanët dënojnë ndërhyrjen

(I.A/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

bota bota shba shteti islamik shba shteti islamik

Sondazh

Poll