Bota

Teknologjia e re në Turqi, Erdogan: Mjeti ajror sulmues pa pilot e bën vendin një nga 3 shtetet më të përparuara në botë

30 Gusht 2021, 16:40 Nga DOSJA
Teknologjia e re në Turqi, Erdogan: Mjeti ajror sulmues pa pilot e bën

TURQI-Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan tha ditën e sotme gjatë ceremonisë së përfundimit të kursit dhe dorëzimit të mjetit ajror sulmues pa pilot Baykar Akinci (TİHA), se Turqia nuk mund të injorojë mizoritë që ndodhin nëpër botë duke iu referuar situatës së rëndë në Afganistan.

Presidenti turk në fjalën e tij nuk ka nguruar të theksojë se edhe pas sulmeve të djeshme me dron, është treguar edhe njëherë rëndësia e madhe e përdorimit të kësaj teknologjie. Ai ka thënë se me këtë teknologji Tuqia është një nga tre vendet më të përparuara në botë.

“Teknologjia duhet të sjellë paqe, jo luftë. Nëse nënat në Afganistan janë të detyruara t`i hedhin fëmijët e tyre trupave të huaja nga telat me gjemba, si mundet ndërgjegjja jonë të qëndrojë në heshtje?Bashkë me mjetin ajror pa pilot sulmues Akıncı TİHA, Turqia është një nga 3 vendet më të përparuara të botës në këtë teknologji. Ne kemi eksportuar dronin ‘Bayraktar TB2’ në Ukrainë, Katar dhe Azerbajxhan si dhe janë bërë dhe po bëhen marrëveshje të reja eksportimi. Edhe shumë vende të tjera po presin në radhë për dronët tanë kombëtarë ”, deklaroi Erdoğan.

Akıncı konsiderohet një nga dronët më të zhvilluar të botës në klasën e tij, në inventarin e Forcave të Armatosura turke.

Komentet e tij vijnë në mesin e skenave kaotike nga aeroporti i Kabulit, i sulmuar të enjten nga një atentator vetëvrasës që shkaktoi me dhjetëra viktima. Pavarësisht rrezikut për jetën megjithatë, afganë të dëshpëruar vazhdojnë të rrethojnë aeroportin Hamid Karzai me shpresën të largohen nga vendi, në një kohë kur afatit për tërheqjen e trupave amerikane po i vjen fundi.

(e.k/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

bota bota baykar akıncı recep tayyip erdoğan baykar akıncı recep tayyip erdoğan

Sondazh

Poll