Bota

“Është më i rrezikshëm se Delta”/ Një variant i ri i Covid po ‘tmerron’ shkencëtarët në Afrikë, ‘C.1.2’

30 Gusht 2021, 15:24 Nga DOSJA
“Është më i rrezikshëm se Delta”/ Një

AFRIKË– Situata pandemike është në faza kritike në të gjithë botën për shkak të variantit Delta, i cili ishte më i rrezikshmi deri më tani. Studimet e shkencëtarëve në Afrikën e Jugut rezultojnë se kanë identifikuar një variant të ri të koronavirusit që është akoma më i rrezikshëm se Delta.

I emëruar si “C.1.2.”, mutacioni u identifikua për herë të parë në maj në provincat e Afrikës së Jugut Boumalanga dhe Gauteng, Johanesburg. Që atëherë, sipas hulumtimit, mutacioni është identifikuar edhe në shtatë vende të tjera në Afrikë, Azi dhe Evropë.

Sipas mediave ky mutacion është i prirur të transmetohet në mënyrë shumë të shpejtë dhe ka aftësi të shpejtë për të bllokuar antitrupat si dhe është shumë rezistent ndaj vaksinave. “C.1.2.” ka evoluar nga “C.1.”, seria e koronavirusit që dominoi valën e parë të infeksioneve në Afrikën e Jugut në mesin e vitit 2020.

Një pjesë e vendeve po ecin me injektimin e dozës së tretë kundër COVID-19, por ende e ardhmja është e panjohur nga frika e sjelljes së virusit dhe varianteve të reja.

(e.k/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

bota bota c.1.2 c.1.2

Sondazh

Poll