Bota

“Duhet rritur shkalla e vaksinimit”/ OBSH jep ALARMIN: Do të ketë edhe 236 mijë vdekje të tjera në Evropë nga Covid de

30 Gusht 2021, 14:21 Nga DOSJA
“Duhet rritur shkalla e vaksinimit”/ OBSH jep ALARMIN: Do të

SHBA– Drejtori i OBSH për Evropën, Hans Kluge, në një kofnferencë për shtyp tha se sipas një parashikimi të besueshëm tani deri më 1 Dhjetor në Evropë mund të ketë mijëra vdekje të tjera për shkak të Covid, në rast se shtetet nuk vazhdojnë me fushatën intensive të vaksinimit.

Sipas mediave kjo u raportua nga Kluge teksa foli për situatën e Covid dhe tha se sipas parashikimit do të ketë 236 mijë vdekjeve në tre muajt e ardhshëm, kryesisht në vendet ku popullsia nuk është vaksinuar dhe në vendet e varfra që kanë mungesë vaksinash. 

“Javën e kaluar, pati një rritje prej 11 përqind të numrit të vdekjeve në rajon, një parashikim i besueshëm pret që 236,000 vdekje në Evropë, deri më 1 dhjetor. Vaksinat janë mënyra më efikase për të vazhduar me lehtësimin e masave dhe stabilizuar ekonominë. Në gjashtë javët e fundit,  vaksinimet janë ulur me 14%, për shkak të mungesës së qasjes në vaksina në disa vende dhe mungesës së dëshirës për vaksinim në të tjerat”,  u tha gazetarëve, drejtori i OBSH -së për Evropën, Hans Kluge.

Hans Kluge, sot dha alarmin për një ngadalësim të ritmit të vaksinimeve kundër Covid në kontinentin e vendit. Ai bëri thirrje për të rritur kapacitetin prodhues dhe për të ndarë dozat, duke lënë mënjanë çdo tundim nacionalist.

Numri i të infektuarve me COVID-19 në të gjithë botën ka tejkaluar 216.4 milionë raste, ndërsa numri i viktimave arriti në më shumë se 4.5 milionë.

(e.k/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

bota bota covid-19 hans kluge covid-19 hans kluge

Sondazh

Poll