Bota

I pezulluar më shumë se një javë, ulet avioni me ilaçe nga OBSH-ja në Kabul

30 Gusht 2021, 16:28 Nga DOSJA
I pezulluar më shumë se një javë, ulet avioni me

KABUL- Një aeroplan i dërguar nga Organizata Botërore e Shëndetësisë me ilaçe dhe medikamente ka zbarkuar në Kabul ditën e sotme. BBC shkruan se Ahmed Al Mandhari, drejtor rajonal i OBSH-së për Mesdheun, tha se organizata ka qenë në gjendje të rimbushë pjesërisht rezervat në objektet shëndetësore afgane dhe të sigurojë që shërbimet shëndetësore të mbështetura nga OBSH të mund të vazhdojnë.

OBSH tha se 12.5 ton furnizimet që mbërritën të hënën mund të mbulojnë nevojat themelore shëndetësore të mbi 200 mijë njerëzve, si dhe 3,500 procedura kirurgjikale dhe 6,500 pacientë me trauma.

Të Premten, OBSH tha se furnizimet mjekësore ka të ngjarë të mbarojnë brenda pak ditësh. Ajo shpreson të krijojë një urë ajrore në Afganistanin verior me ndihmën e qeverisë pakistaneze. Kombet e Bashkuara kanë paralajmëruar për një “katastrofë humanitare” në Afganistan, me rreth një të tretën e popullsisë së Afganistanit tashmë në rrezik urie të rëndë ose akute.

Avioni me medikamente duhet të zbriste në Kabul para disa ditësh, por për shkak të trazirave të shumta që u krijuan, u bë e pamundur që të ulej avioni.

(I.A/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

bota bota ahmed al-mandhari obsh ulet avioni me medikamente ne kabul ahmed al-mandhari obsh ulet avioni me medikamente ne kabul

Sondazh

Poll