Bota

Vrasje në Greqi! Ishin të dehur, i riu vret shokun 22-vjeçar, gjithçka nisi nga një sherr

30 Gusht 2021, 15:59 Nga DOSJA
Vrasje në Greqi! Ishin të dehur, i riu vret shokun 22-vjeçar,

GREQI– Një tjetër vrasje ka ndodhur në ishullin Ios në Greqi, orët e para të mëngjesit të sotëm, ku mbeti i vdekur një 22-vjeçar. Sherri nisi nga një përleshje nga dy qytetarë irlandezë ku autori 20-vjeçar i identifikuar si Itos, la të vdekur bashkëatdhetarin e tij.

Mediat greke bëjnë me dije se sherri mes tyre nisi në një rrugë në Chora Ios dhe 22-vjeçari  e goditi viktimën me duar duke e lënë pa ndjenja në tokë. Pas sherrit 22-vjeçari u transportua menjëherë në spitalin e ishullit ku ndërroi jetë.

Policia ka arritur të bëjë të mundur arrestimin e autorit dhe sipas tyre dy të rinjtë punonin në një kompani dhe mbrëmë kishin dalë së bashku dhe si pasojë e pijes së tepërt të dy u dehën dhe nisën konflikte që degraduan në pasoja fatale.

(e.k/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

rajoni rajoni vrasje ne greqi vrasje ne greqi

Sondazh

Poll