Politike

Kandidon për Kryesinë e Partisë Demokratike, Jul Deda falenderon Bashën dhe shigjeton kritikët: Opozita është vokacion pe

30 Gusht 2021, 10:00 Nga DOSJA
Kandidon për Kryesinë e Partisë Demokratike, Jul Deda falenderon

TIRANË- Aktori i humorit Julian Deda ka falenderuar kryetarin e Partisë Demokratike Lulzim Basha dhe forumet e partisë që e kanë vendosur të jetë një nga kandidatët për kryesinë e PD. Në një reagim në rrjetet sociale, Deda shkruan se është mirënjohës dhe kushdo që e voton duhet të kuptojë se opozita është vokacion personal që nuk varet nga situata, duke shigjetuar indirekt të gjithë kritikët e Bashës, ku disa prej tyre edhe janë larguar nga partia.

REAGIMI I PLOTË I JUL DEDËS: 

Sot PD dhe Kryetari Basha, kane vendosur qe une te jem njeri nga kandidatet per kryesine e kesaj partie. Duke ditur fort mire rendesine e ketij forumi vendimarres, jam mirenjohes per vleresimin. Paraprakisht dua te falenderoj çdo anetare te Keshillit Kombetar qe do me votoje, gjithashtu faleminderit edhe atyre qe mendojne te kunderten, gjithsesi per mua opozita eshte vokacion personal dhe i pandalshem. p.s. Si do qe te shkoje, nje gje e kam te qarte, gjithmone do te dua Shqiperine me shume se partine..! 

Ditën e sotme, ndër 60 emrat që garojnë për 15 vendet e Kryesisë së PD, spikati aktori i humorit Julian Deda. Deda vjen në këtë garë pas disa vitesh në opozitë me pushtetin dhe i angazhuar me kauzat qytetare. Bashkë me të në garë janë edhe emra të njohur të PD si Oerd Bylykbashi, Agron Shehaj, Agron Gjekmarkaj, Oriola Pampuri e Aldo Bumçi.

(A.B:F.G/Dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

politike politike julian deda kryesia e pd julian deda kryesia e pd

Sondazh

Poll