Aktualitet

Aksident në Elbasan-Peqin, plagosen dy persona

29 Gusht 2021, 19:07 Nga DOSJA
Aksident në Elbasan-Peqin, plagosen dy persona

ELBASAN– Dy persona kanë mbetur të plagosur si pasojë e një aksidenti automobilistik. Mësohet se ngjarja është regjistruar mbrëmjen e sotme në aksin Elbasan-Peqin.

Dy makina janë përplasur me njëra-tjetrën dhe për pasojë janë plagosur dy persona. Ata janë dërguar në spital ku ndodhen jashtë rrezikut për jetën. Personat e tjerë që ndodheshin në mjete kanë shpëtuar pa lëndime.

Paraprakisht raportohet se shkak për këtë aksident është bërë shpejtësia e lartë me të cilën udhëtonin mjetet dhe parakalimi i gabuar. Aksidenti ka krijuar një trafik në aksin rrugor.

(f.m/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet aksident ne elbasan aksident ne elbasan

Sondazh

Poll