Aktualitet

Aksident në Rinas, makina përplaset me motorin e efektivit, plagoset polici

29 Gusht 2021, 17:51 Nga DOSJA
Aksident në Rinas, makina përplaset me motorin e efektivit, plagoset

TIRANË– Një efektiv policia me inicialet D.H., ka mbetur i plagosur si pasojë e një aksidenti automobilistik. Mësohet se efektivi po udhëtonte me motorin e tij të punës tek kthesa e Rinasit, në momentin që është përplasur nga një mjet me drejtues me inicialet M.Zh..

Për pasojë polici është plagosur, është dërguar në spital dhe marrë ndihmën e nevijshme mjekësore. Më pas, ai ka dalë nga spitali dhe ndodhet në gjendje të mirë shëndetësore.

Njoftimi i policisë:

Më datë 29.08.2021, rreth orës 18:20, tek kthesa e Rinasit, mjeti me drejtues shtetasin M. Zh., është përplasur me motorrin e policisë rrugore, me drejtues punonjësin e policisë shtetasin D. H, i cili si pasojë është dëmtuar dhe pas marrjes së mjekimit, doli nga spitali. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.

(f.m/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet aksident ne rinas aksident ne rinas

Sondazh

Poll