Sport

Icardi thotë po: Juventus në luftë me kohën, nis misionin për të bindur PSG për transferimin e argjentinasit

29 Gusht 2021, 14:03 Nga DOSJA
Icardi thotë po: Juventus në luftë me kohën, nis misionin

TORINO-“Klubi po mendon për merkaton dhe ka tre ditë kohë, të shohim kush do të vijë”. Ndërsa Massimiliano Allegri shqiptoi këto fjalë në konferencën për shtyp, pas humbjes së Juventusit kundër Empolit, Moise Kean zbarkoi në Torino për aventurën e tij të dytë në Torino. Drejtuesit e Juventusit po monitorojnë me kujdes 60 orët e fundit të merkatos dhe emri më i përfolur është ai i Mauro Icardit.

Sulmues i PSG është në kulmin e karrierës së tij, ka kosto të konsiderueshme dhe largimi i Mbappe-s te Real Madrid do të ndërlikonte transferimin e argjentinasit.

Situata është një nga ato të destinuara të zvarriten deri në orët e fundit të merkatos, ose të paktën derisa të ketë shpresë për të qenë në gjendje ta mbyllin marrëveshjen. Mësohet se Mauro Icardi ka konfirmuar gatishmërinë e tij për t’u veshur bardhë e zi nëse gjenden të gjitha marrëveshjet e nevojshme, por duhet bindur klubi francez për të liruar sulmuesin.

E.Ç (Dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

sport sport juventus mauro icardi psg juventus mauro icardi psg

Sondazh

Poll

Sport 29 Gusht 2021, 11:38

ANGLI-Asnjëherë kaq keq. Kjo nuk është një ekzagjerim, sepse duke parë statistikat, asnjë tifoz i Arsenalit nuk i ka parë kurrë “topçinjtë” të fillojnë n...