Sport

De Bruyne dhe Lukaku e shohin me “dylbi” pagën e Ronaldos/ Rekord në Premier League! Ja sa do të fitojë portugez

29 Gusht 2021, 14:31 Nga DOSJA
De Bruyne dhe Lukaku e shohin me “dylbi” pagën e Ronaldos/

ANGLI-Cristiano Ronaldo tashmë ka thyer një rekord në Premier League. Rikthimi te Manchester United do e bëjë futbollistin më të paguar në kampionatin anglez. Sa do të jetë paga e pesë herë fituesit të “Topit të Artë”?

Në Torino kampioni portugez fitonte 31 milionë neto në sezon, ndërsa në Angli do të duhet të ‘kënaqet’ me një shifër pak më të ulët, por është një nga më fitimprurësit në renditjen aktuale të pagave totale në futbollin anglez. Gazeta The Sun tregon shifrat e marrëveshjes:rreth 500,000 paund në javë (584,000 në euro) për një total prej gati 2 milionë e 400,000 euro në muaj dhe 28 milionë në vit.

Askush nuk fiton aq shumë në një kampionat aq të pasur sa Premier League.Kevin De Bruyne i Manchester City-t është i dyti me 385,000 paund në javë (pak më pak se 450,000 euro), David De Gea është i treti me 375,000 paund (437,000 euro) dhe ish -lojtari i Interit, Romelu Lukaku (325 mijë paund, rreth 380 mijë euro).

Kur do të debutojë Ronaldo me Manchester United? Lojtari aktualisht është në Portugali i grumbulluar me përfaqësuesen për kualifikueset e Kupës së Botës Katar 2022. Ai nuk u regjistrua në kohë për t’u vendosur në listë kundër Wolves, por më 11 shtator ai mund të kthehet në fushë kundër Newcastle.

E.Ç (Dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

sport sport manchester united ronaldo manchester united ronaldo

Sondazh

Poll

Sport 29 Gusht 2021, 11:38

ANGLI-Asnjëherë kaq keq. Kjo nuk është një ekzagjerim, sepse duke parë statistikat, asnjë tifoz i Arsenalit nuk i ka parë kurrë “topçinjtë” të fillojnë n...