Sport

Haaland nuk është në shitje, drejtori Zorc: “Ne jemi klub futbolli, jo bankë”!

29 Gusht 2021, 15:10 Nga DOSJA
Haaland nuk është në shitje, drejtori Zorc: “Ne jemi klub

GJERMANI – Ai përherë ka qenë i prerë në qëndrimin e tij dhe përherë ka thënë të njejtat fjalë. Drejtori i Borussia Dortmundit, Michael Zorc, sërish është shprehur se nuk klubi nuk është i interesuar ta shesë Erling Haalandin këtë verë.

Ai ka thënë për “Kicker” të dielën, se pozicioni i klubit nuk do të ndryshojë gjatë këtij afati kalimtar. Reagimi i tij ka ardhur pas raportimeve, se Paris Saint-Germain ka ofruar 200 milionë euro për sulmuesin 21-vjeçar të Norvegjisë.

“Supozoj se do të ballafaqohemi me thashetheme të egra në dy ditët e tjera. Pozicioni ynë është i qartë, nuk kam pse ta luaj papagallin gjatë gjithë kohës. Ne jemi një klub futbolli, jo një bankë”,– është shprehur Zorc.

Interesim për sulmuesin norvegjez kanë shprehur gjatë gjithë merkatos klube si Real Madridi, Chelsea, Manchester United dhe Manchester City. Por Haaland ka kontratë me skuadrën gjermane deri në qershor të vitit 2024, ndaj edhe në Dortmund nuk shqetësohen.

B.T (Dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

sport sport drejtori i borussia dortmundit erling haalandin michael zorc paris saint germain sulmuesin 21-vjeçar të norvegjisë drejtori i borussia dortmundit erling haalandin michael zorc paris saint germain sulmuesin 21-vjeçar të norvegjisë

Sondazh

Poll

Sport 29 Gusht 2021, 11:38

ANGLI-Asnjëherë kaq keq. Kjo nuk është një ekzagjerim, sepse duke parë statistikat, asnjë tifoz i Arsenalit nuk i ka parë kurrë “topçinjtë” të fillojnë n...