Sport

Bayern Munich “bastis” Leipzig, pas Upamecanos dhe Nagelsmann, klubi arrin marrëveshjen me yllin e skuadrës

29 Gusht 2021, 12:42 Nga DOSJA
Bayern Munich “bastis” Leipzig, pas Upamecanos dhe Nagelsmann, klubi

GJERMANI-Bayern Munich ia del të bëjë një goditje surprizë në ditët e fundit të merkatos. Skuadra bavareze ka arritur një marrëveshje personale me futbollistin e Leipzig, Marcel Sabitzer. Mesfushori austriak pritet të firmosë këto ditë, ndërsa zëvendësuesi i tij pritet të jetë, Ilaix Moriba që luan me të rinjtë e Barcelonës.

 

Marcel Sabitzer is still in Leipzig. Contract not signed yet, but agreement between clubs reached in principle. Fee around €15m. Today will be decisive. Leipzig meanwhile are finalizing a deal with Barcelona for Ilaix Moriba as Sabitzer’s replacement [@SkySportNewsHD]

— Bayern & Germany (@iMiaSanMia) August 29, 2021

Sipas mediave gjermane, marrëveshja mund të mbyllet për 15 milionë euro, pavarësisht se drejtori sportiv i klubit të Leipzig, Florian Scholz konfirmoi se ende nuk është bërë një ofertë zyrtare për Sabitzer – edhe pse marrëveshja personale është arritur.Kështu pas trajnerit Julian Nagelsmann dhe mbrojtësit Dayot Upamecano, me këtë lëvizje, klubi bavarez dobëson ndjeshëm rivalin për titull në sezonin e kaluar.

E.Ç (Dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

sport sport bayern munich bundesliga leipzig bayern munich bundesliga leipzig

Sondazh

Poll

Sport 29 Gusht 2021, 11:38

ANGLI-Asnjëherë kaq keq. Kjo nuk është një ekzagjerim, sepse duke parë statistikat, asnjë tifoz i Arsenalit nuk i ka parë kurrë “topçinjtë” të fillojnë n...