Bota

Maqedonia e Veriut bën bilancin: Pushuesit tanë ikën në Shqipëri, masat anti-Covid po na e vështirësojnë situatën

28 Gusht 2021, 20:44 Nga DOSJA
Maqedonia e Veriut bën bilancin: Pushuesit tanë ikën në

MAQEDONI E VERIUT- 126 mijë e 570 udhëtarë kanë dalë nga Maqedonia e Veriut për tu futur në Shqipëri, vetëm për pikës së kalimit kufitar në Qafë Thanë. Alsat shkruan se kjo shifër është regjistruar në periudhën Korrik-Gusht të këtij viti, ndërkohë që gjatë të njëjtës kohë janë regjistruar vetëm 84 mijë e 231 hyrje, shumë më pak se daljet.

“Numrat tregojnë se në krahasim me vitin e kaluar ku për dalje nga Maqedonia janë regjistruar 81792 qytetarë tonë dhe për hyrje në vend 43987 qytetarë ose gjithsej 125779, tani ka rritje të qarkullimit të udhëtarëve dhe automjeteve për këtë sezon turistik.

Kjo tregon se numri i atyre që e kanë zgjedhur Shqipërinë si destinacion për pushime verore është shumë i madh. Fundjavën e fundit këtë muaj, që është festë në Maqedoni, pritet të vazhdojë me të njëjtën dinamikë deri më 1 shtator”- deklaroi Merlina Islami, zëdhënëse e MPB-së- Ohër për median lokale.

Alsat shton më tej se masat e reja të vendosura nga qeveria e Maqedonisë së Veriut do të ndikojnë negativisht në pjesën e mbetur të turizmit.

(f.m/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

diaspora diaspora maqedonia e veriut turistet ne shqiperi maqedonia e veriut turistet ne shqiperi

Sondazh

Poll