Bota

Kosova, vendi me vdekshmërinë më të lartë në botë, varianti Delta shkakton shifra ALARMANTE: Vetëm javën e fundit 85 vi

28 Gusht 2021, 18:52 Nga DOSJA

KOSOVË– Ditët e fundit në Kosovë janë rritur ndjeshëm rastet e reja me Covid-19, si pasojë e përhapjes së variantit Delta.

Të dhënat e Universitetit Johns Hopkins paraqesin se Kosova është vendi me vdekshmërinë më të lartë për 1 milion banorë. Ky përfundim është nxjerrë bazuar në shifrat e jetëve të humbura të kësaj jave. Nga data 20 deri më 26 gusht, në Kosovë kanë humbur jetën 85 persona si pasojë e koronavirusit.

Nga dita e nesërme do të hyjnënë fuqi masat e reja në Kosovë që u miratuan nga qeveria ditën e sotme ku do të rikthehen kufizimet e lëvizjes dhe të shtyje hapjen e shkollave. Mësimi do nisë më 13 shtator, ndërsa nga ora 22 deri në 5 të mëngjesit ka ore policore.

Ndërsa, lokalet hoteliere, restorantet dhe kafeteritë do të punojnë deri në orën 21:30 dhe atë në ambientet e hapura. Të gjithë qytetarët që hyjnë në Kosovë në pikë- kalimet kufitare duhet të paraqesin dokumente përkatëse, siç janë dëshmia e vaksinimit, testi PCR i bërë në 72 orët e fundit, ose testi serologjik jo më i vjetër se 30 ditë.

(e.k/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

diaspora diaspora covid ne kosove kosova me vdekshmerine me te larte covid ne kosove kosova me vdekshmerine me te larte

Sondazh

Poll

Bota 28 Gusht 2021, 18:14

TIRANË– Ish-kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj ka mohuar që të ketë thënë fjalë ‘s’më hanë luli mu ër këta’ në sy të kancelares Angela Merkel d...