Bota

Skena horror në Argjentinë! 15-vjeçari mbyt për vdekje bashkëmoshataren që i tha se ishte shtatzënë me të, i mori jetë

28 Gusht 2021, 19:55 Nga DOSJA
Skena horror në Argjentinë! 15-vjeçari mbyt për vdekje

ARGJENINË– Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Argjentinë ku një 15-vjeçare është goditur brutalisht me gurë e me thikë nga i dashuri i saj bashkëmoshatar, pasi ajo i tha se po ishte shtatzënë me të.

Lucia Fernandez u la e vdekur duke u goditur shumë herë në kokë me një gur të madh dhe më pas është qëlluar në mënyrë të përsëritur me thikë në bark e në qafë, në qytezën argjentinase të Mendoza. Shoku i saj i klasës, të cilit nuk i është bërë me dije akoma emri e vrau atë brutalisht me 24 gusht.

Babai i të ndjerës Lucia, Fabián Fernández tha: “Ai e vrau atë si qen, duke i ngulur thikën në të gjithë trupin, duke i thyer kokën me gur”.Raportimet thonë se para vrasjes së tmerrshme, i dyshuari i kishte kërkuar Lucia të takoheshin në një shtëpi të braktisur, ku ai e vrau me gur dhe me 10-15 goditje thike. Ai la aty trupin e vdekur të Lucia, dhe u largua nga skena. Vajza shtatzënë u zbulua nga fqinjët 20 minuta më vonë, por plagët e saj ishin aq të rënda sa kishte ndërruar jetë. Autopsia zbuloi më pas se Lucia kishte pësuar plagë të shumta, por vdekja i erdhi nga një goditje e thellë me thikë në stomak.

Vrasësi i Lucias u kap kur një dëshmitar tregoi në polici se e kishte parë shokun e saj të klasës pranë ndërtesës së braktisur në kohën e krimit. Autoritetet ndaluan adoleshentin 15-vjeçar, i cili rrjedhimisht pranoi krimin, që kishte kryer kur vajza i kishte thënë se ishte shtatzënë me beben e tij. Policia ka kryer kontrolle në shtëpinë e të dyshuarit dhe ka gjetur një palë atlete të gjakosura si dhe një thikë që besohet se është përdorur për krimin.

(e.k/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

bota bota argjentine lucia fernandez vritet 15-vjeçarja argjentine lucia fernandez vritet 15-vjeçarja

Sondazh

Poll

Bota 28 Gusht 2021, 18:14

TIRANË– Ish-kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj ka mohuar që të ketë thënë fjalë ‘s’më hanë luli mu ër këta’ në sy të kancelares Angela Merkel d...