Bota

Protesta të dhunshme në Berlin kundër masave anti-Covid, plagosen katër policë dhe arrestohen 50 persona

28 Gusht 2021, 18:43 Nga DOSJA
Protesta të dhunshme në Berlin kundër masave anti-Covid, plagosen

GJERMANI– Ditën e sotme janë zhvilluar protesta të dhunshme në Berlin kundër masave të reja anti- Covid që pritet të vendosen nga nga qeveria gjermane.

DW raporton se katër policë u plagosën sot dhe 50 persona u arrestuan gjatë demostratës. Sipas policisë gjermane, disa nga demonstruesit u përpoqën të kalonin barrikadat rreth ndërtesës së Rajhstagut dhe atje ata u përleshën me policinë. Më shumë se 2,000 policë u vendosën rreth qytetit për t’iu përgjigjur demonstratave.

Protestuesit, disa prej të cilëve mbanin maska, tundnin pankarta ku shkruhej “Unë kam një opinion” dhe “COVID-84”, duke aluduar në librin e George Orëell të vitit 1984 mbi gjendjen totalitare. Policia ka ndaluar nëntë tubimet e planifikuara për sot, përfshirë një të organizuar nga lëvizja Querdenker nga Shtutgarti, lëvizja më e dukshme kundër masave të koronës në Gjermani.

Protestat e sotme vijnë në mes të një debati në Gjermani se si dhe nëse do të vendosen masa kufizuese për njerëzit e pavaksinuar, një çështje që po bëhet gjithnjë e më urgjente ndërsa rritet numri i rasteve të viruseve.

(e.k/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

bota bota gjermani masat anti-covid ne gjermani protesta ne gjermani gjermani masat anti-covid ne gjermani protesta ne gjermani

Sondazh

Poll

Bota 28 Gusht 2021, 18:14

TIRANË– Ish-kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj ka mohuar që të ketë thënë fjalë ‘s’më hanë luli mu ër këta’ në sy të kancelares Angela Merkel d...