Bota

Rasti i dytë! Nëna afgane sjellë në jetë fëmijën rrugës për në Britaninë e Madhe, bebi lind pa mjekë dhe me ndihmën

28 Gusht 2021, 20:37 Nga DOSJA
Rasti i dytë! Nëna afgane sjellë në jetë

BRITANI E MADHE- Një nënë ka sjellë në jetë bebin e saj në ajër. Teksa udhëtonte nga Dubai për në Britaninë e Madhe, 26-vjeçaren e kanë kapur dhimbjet e lindjes dhe nuk kishte zgjidhje tjetër veçse ta sillte në jetë fëmijën e saj aty.

Soman Noori ishte shpërngulur përkohësisht me bashkëshortin dhe dy djemtë e tjerë në Dubai, pasi ishte larguar nga terrori i talebanëve në Afganistan. E reja lindi pa ndihmën e një mjeku, por rolin e bluzave të bardha e bënë mjaft mirë anëtarët e ekuipazhit.

Në momentin që mbaroi e gjithë procedura e lindjes dhe bebi erdhi shëndoshë e mirë në jetë, të gjithë shkrepën foto e video për të ruajtur këtë mundësi kaq të veçantë që nuk u jepet të gjithëve. Avioni vendosi të bënte një ulje të detyruar dhe më pas vijoi pa ndërprerë rrugëtimin ku familja afgane do të zhvillojë një jetë të re.

Ky rast është përsëritur edhe mëherët. Vetëm një javë më parë, një tjetër nënë afgane solli në jetë fëmijën e saj teksa shkonte në Gjermani. Ky i sotmi është bebi i dytë që vjen në jetë në bordin e një avioni.

(F.m/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

bota bota nena afgane lind ne avion nena afgane lind ne avion

Sondazh

Poll

Bota 28 Gusht 2021, 18:14

TIRANË– Ish-kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj ka mohuar që të ketë thënë fjalë ‘s’më hanë luli mu ër këta’ në sy të kancelares Angela Merkel d...