Bota

Joe Biden paralajmëron: sulmi i radhës në Kabul mund të ndodhë brenda 24-36 orëve të ardhshme

28 Gusht 2021, 20:08 Nga DOSJA
Joe Biden paralajmëron: sulmi i radhës në Kabul mund të

SHBA– Presidenti i SHBA-ve, Joe Biden ka deklaruar se sulmi i radhës në Kabul mund të ndodhë brenda 24 ose 36 orëve të ardhshme. Në një deklaratë, pas takimit me këshilltarët e tij të sigurisë, Biden është shprehur se komandantët ushtarakë e kishin informuar për mundësinë e një sulmi të tillë, që pritet të ndodhë në orët e ardhshme. Presidenti shtoi se ka udhëzuar marrjen e masave të nevojshme.

“Ka shumë të ngjarë të ndodhë brenda 24-36 orëve të ardhshme. I udhëzova ata të marrin të gjitha masat e mundshme, duke i dhënë përparësi mbrojtjes së forcës (amerikane). Situata në terren në Afganistan është ende jashtëzakonisht e rrezikshme, goditja kundër luftëtarëve të Shtetit Islamik të Khorasan (ISIS-K) nuk do të jetë e fundit. Ne do të vazhdojmë të ndjekim këdo që është i përfshirë në këtë sulm të tmerrshëm dhe ne do t’i bëjmë ata ta paguajnë,”- tha ai ndër të tjera.

Më herët Pentagoni njoftoi sonte se dy anëtarë të “ISIS-K” ishin vrarë dhe një xhihadist i tretë ishte plagosur në një sulm me dron të kryer nga amerikanët, si përgjigje ndaj shpërthimeve kamikaze që tronditën aeroportin e Kabulit dy ditë më parë.

(F.m/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

bota bota joe biden shperthim ne kabul joe biden shperthim ne kabul

Sondazh

Poll

Bota 28 Gusht 2021, 18:14

TIRANË– Ish-kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj ka mohuar që të ketë thënë fjalë ‘s’më hanë luli mu ër këta’ në sy të kancelares Angela Merkel d...