Bota

28 Gusht 2021, 18:14 Nga DOSJA

TIRANË– Ish-kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj ka mohuar që të ketë thënë fjalë ‘s’më hanë luli mu ër këta’ në sy të kancelares Angela Merkel dhe Emmanuel Macron, ndryshe nga çfarë la të nënkuptohej Rama pak javë më parë. Në një intervistë për AbcNews, Haradinaj tha se mund edhe të ketë abuzuar me fjalorin, por në sy të liderëve të tillë, nuk mund të flasë me atë lloj fjalori.

Edhe pse marrëdhënia e tij me Ramën është shoqëruar gjithmonë me përplasje që i çuan edhe në gjyq, Haradinaj sërish e konsideron vëlla kryeministrin e Shqipërisë. Zyrtarët në Shqipëri, Haradinaj shton se nuk i ndan në parti PD, PS apo LSI, por i konsideron vëllezër. Gjithsesi, ish-kryeministri i Kosovës pohon se nuk flet me kryeministrin e Shqipërisë.

“Jo, jo, nuk praktikohet një gjuhë e tillë me ata udhëheqës. Në biseda të ndërsjella me kryeministrin ose me ndonjë edhe mund të kem tejkaluar ndonjë komunikim, mund ta kem bërë, se njerëz jemi, nëse debatojmë. Por nuk kanë qenë pjesë e diskutimit me takime zyrtare, komunikimeve zyrtare me palë zyrtare. Unë besoj që do të tregoj respekt, nuk jam njeri i parespektueshëm në komunikim. Edhe nëse përdor një gjuhë apo një qasje, mund të kem arsyet e duhura, nuk e bëj rastësi apo koicidencë, po nëse rrethanat më krijohen të tilla, po. Nuk kam komunikim, por kam me mjaft zyrtarë të Shqipërisë, PS, PD, LSI dhe s’i ndaj kurrë njerëzit në parti.

Nuk na lidh diçka konkrete, nuk jam më në funksione të larta. Por edhe kur jap një deklaratë nuk harroj të them që “vëllai im Edi Rama”, se e kam vëlla se është shqiptar, sikur e kam vëlla cdo shqiptar, edhe kur nuk pajtojmë, edhe kur mendojmë ndryshe, edhe kur gabojmë. Kryeministri i Shqipërisë është vëllai im. Edhe do të jetë. Por edhe më vëllanë ka raste kur nuk pajtohesh. Por nuk fiton as Kosova, as Shqipëria, as në interesat politike tonat, as në gjeo-strategjie, nuk bëhet më i dashur as për Merkelin as Macronin se hedh gurë mbi njërin në rajon, nuk është ashtu. Nuk duhet me iu gëzuar fatkeqësisë së njëri tjetrit. Nëse shqiptarët i gëzon fatkeqësisë së njëri tjetrit është logjika e dhimbshme,”- tha ai.

Në një status në rrjetet sociale, duke mos përmendur emrin, Rama iu referua Haradinajt si “lider kosovar” dhe tha se ai kishte thënë ‘s’ma ha luli për këta’, në prezencë të kancelares gjermane Angela Merkel dhe Presidentit francez Emmanuel Macron. Edhe më herët, Haradinaj e k mohuar ta ketë thënë këtë gjë, duke shtuar se 2 vite më parë në Berlin pati një bisedë të pakëndshme, por me kryeministrin Rama, jo me liderët ndërkombëtarë.

(f.m/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

diaspora diaspora ramush haradinaj ramush haradinaj

Sondazh

Poll