Bota

Prekëse! Shkoi në Afganistan për të marrë familjen, qytetari britanik mbeti i vdekur nga sulmet së bashku me bashkëshorte

28 Gusht 2021, 17:31 Nga DOSJA
Prekëse! Shkoi në Afganistan për të marrë familjen,

AFGANISTAN– Një nga qytetarët britanikë që u vra në Kabul pas sulmeve terroriste, ishte taksisti 29-vjeçar Mohammad Niazi, i cili udhëtoi për në Afganistan ditën e marte për të sjellë familjen e tij në Mbretërinë e Bahkuar.

Independent raporton se nga sulmi i ISIS humbën jetën gjthashtu edhe gruaja e dy vajzat e tij që ishin nën moshën 10-vjeç, ndërsa djali i tyre 2-vjeçar dhe në tjetër vajzë po trajtohen në spital pasi kanë marrë shumë dëmtime.

Vëllai i Niazit, Abdul Hamid tha se familja ishte vrarë gjatë të shtënave me armë pas një shpërthimi vetëvrasës.

Miku dhe shoku i tij i Niazit, Imran, tha se Niazi ishte shumë i dëshpëruar për të sjellë familjen e tij në Mbretërinë e Bashkuar dhe se ai kishte udhëtuar në Afganistan përmes Azerbajxhanit për t’i shpëtuar ata pas pushtimit të talebanëve nga vendi. Gruaja e tij ishte në procesin e plotësimit të aplikimit të saj për vizë në Mbretërinë e Bashkuar.

“Zemra ime është bërë copë -copë, nuk ka fjalë. Makina e tij është e parkuar jashtë derës sime, dhoma e tij e gjumit është përballë dhomës së ndenjes, ne i shohim gjërat e tij çdo ditë, gjithçka na kujton atë. Ne nuk dimë si ta harrojmë atë. Ai punonte 16 ose 17 orë në ditë si shofer taksie për t’u dhënë atyre një jetë më të mirë. Ai ishte aq i lumtur sa herë që kursente për të blerë rroba dhe lodra të reja. Gjithçka ishte në dobi të fëmijëve të tij për t’u dhënë atyre jetën më të mirë ndonjëherë. Ne njihemi për 14 vjet. Ai ishte si vëllai im sesa shoku im. “

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

bota bota isis mohammad niazi shperthim ne kabul isis mohammad niazi shperthim ne kabul

Sondazh

Poll