Bota

Arrestohet 60-vjeçarja në Francë, vidhte bizhuteritë e viktimave pasi ishin futur në arkivol

28 Gusht 2021, 17:16 Nga DOSJA
Arrestohet 60-vjeçarja në Francë, vidhte bizhuteritë e

FRANCË -Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur në Francë, ku një grua rreth moshës 60-vjeç, shkonte në një shtëpi funeralësh sa herë që kishte raste vdekje, duke u  kamofluar si e afërme e personit që humb jetën, dhe i afrohet arkivolit duke i vjedhur të gjitha sendet me vlerë që personi i pajeë ka në trup.

Rasti ku ajo u vu re ishte në Lievin të Francës, ku gruajashkoi në shtëpinë e funeraleve në Francën veriore dhe familjarët e viktimës vunë re një grua të panjohur që qëndronte ulur pranë arkivolit të saj.

Gruaja, rreth të gjashtëdhjetat, tha se ishte një mike e të ndjerës, ndërsa u lejua nga familjarët për t’i bërë nderimet e fundit. Pasi u kthyen më vonë, familjarët vunë re se viktimës i ishin vjedhur të gjitha bizhuteritë e saj; gjerdani, unaza dhe vëthët. Familja u detyrua të lajmërojë menjëherë policinë.

Pas hetimeve në zonë dhe këqyrjes së kamerave të sigurisë, ata arritën të identifikonin autoren e vjedhjes. Ajo jetonte jo shumë larg shtëpisë së funeralevedhe policia e ndaloi dhe arriti të zbulojë bizhuteritë e vjedhura që ishin fshehur në banesë dhe që i përkisnin të ndjerës.

Megjithatë historia nuk mbaron këtu. Ata arritën ta lidhnin atë edhe me një vjedhje tjetër. Gruaja kishte arritur po atë ditë t’i vidhte portofolin me para një burri, në të njëjtën shtëpi funeralesh. Gjatë kontrollit të shtëpisë, policia gjeti një grumbull njoftime vdekjesh, ku përfshiheshin kodet e hyrjes për anëtarët e familjeve që do të futeshin në dhomat individuale ku preheshin arkivolët e të afërmve të tyre. Gruaja do të paraqitet në gjyq në vitin 2022.

(e.k/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

bota bota france gruaja qe vjedh bizhute e te vdekurve france gruaja qe vjedh bizhute e te vdekurve

Sondazh

Poll