Bota

Haradinaj i propozon Ramës të legalizojë kanabisin: Pastroju emrin shqiptarëve, por mos e mbillni si fasule

28 Gusht 2021, 16:56 Nga DOSJA
Haradinaj i propozon Ramës të legalizojë kanabisin: Pastroju

TIRANË– Ish-kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj i ka propozuar kryeministrit Edi Rama që të marrë guximin dhe të bëjë një ligj për kultivimin e kanabisit. Në një intervistë për ABCNews, Haradinaj tha se në këtë mënyrë Shqipëria do të kishte përfitime ekonomike dhe do të pastronte ‘emrin’ e saj. Ai shtoi se nëse deri tani të gjithë e konsiderojnë vendin tonë si ‘narkotik’, autoritetet nuk duhet të bëjnë sikur nuk ekziston ky problem, por duhet t’i japë përgjigje me ligj. Ama, Haradinaj shton duke qeshur se kanabisi, nuk ka pse të kultivohet si fasule pas legalizimit.

“Nuk kam asnjë mesazh për atë (Ramën) unë, por kam dëshira për Shqipërinë, kam qejf me e parë Shqipërinë më shumë shtet ligjor, ekonomi më të fortë, respektim të ndërsjellë të bindjeve, partive, jo me dominime. Kisha menduar që është tepër me rëndësi me legalizuar narkotikët në Shqipëri me ligj, sidomos ata që mbjellin. Kanabisin. Duhet ta marrë guximin. Ta legalizojë. Të bëjë ligj për kultivimin e tyre. E ka bërë Maqedonia. E kanë bërë popuj të tjerë. Ta heqim veten si shqiptarë nga harta e tyre që jemi vend narkotik. Ligj, transparencë, buxhet.

Ndoshta do ta pastronim emrin tonë si shqiptarë. Rrezik ka si është sot, jo nëse legalizohet. Maqedonia e ka bërë. Edhe Shqipëria ta bëjë një ligj. Nuk po them, me e mbjellë si fasule (qesh). Por të paktën të kemi një mbulesë para të gjithë të tjerëve, se ka një sektor ekonomik të caktuar, në bazë të ligjit, në Maqedoni e kanë bërë, e përdorin për mjekësi, për të tjera.

Duhet me i dhënë përgjigje, disa problemeve që ka Shqipëria, me një bazë të qëndrueshme ligjore. Mos me i lënë si çështje që të gjithë i dinë, flasin dhe keqpërdorin kundër nesh, Shqipërisë dhe Kosovës dhe ne bëjmë sikur nuk ekzistojnë, duhet me u dhënë përgjigje ligjore, vetëm me ligj dilet nga kjo gjendje,”– tha ish-kryeministri i Kosovës.

Vetë kryeministri Edi Rama, në filim të vitit 2020 njoftoi se qeveria po përgatiste draft-propozim për legalizimin e kanabisit për qëllime mjekësore. Ai tha se nisma do të miratohej brenda këtij sesioni parlamentar, por gjithçka ngeli me aq. Nisma nuk u përmend më, nuk pati një draft propozim dhe as nuk arriti që të kalonte për votim në Kuvendin e Shqipërisë.

(F.m/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

diaspora diaspora legalizimi i kanabisit ne shqiperi ramush haradinaj legalizimi i kanabisit ne shqiperi ramush haradinaj

Sondazh

Poll