Aktualitet

Dhunë në burgjet e Shqipërisë? Rama: Shqipëria është një Itali e vogël, kemi probleme, por duhet të mësojmë nga gabi

28 Gusht 2021, 18:36 Nga DOSJA
Dhunë në burgjet e Shqipërisë? Rama: Shqipëria

ITALI– Kryeministri Edi Rama ka pranuar se burgjet në Shqipëri kanë mjaft probleme, në lidhje me dhunën dhe kushtet e jetesës në qeli. I pyetur nga Huffington Post Italia, Rama tha se Shqipëria është një Italia e vogël, kemi probleme, por duhet të mësojmë nga gabimet e vendit fqinj.

Pjesë nga Intervista:

Pyetje: Në Itali është folur shumë për dhunën dhe kushtet e jetesës në burgje, pas videos së rrahjeve të policëve të burgut në burgun Santa Maria Capua Vetere, e keni parë? A është situata e burgjeve një temë edhe në Shqipëri? 

Edi Rama: Më lejoni të them vetëm se Shqipëria është një Itali e vogël, me probleme shumë të ngjashme, por me avantazh dhe se duke qenë më tej ka mundësinë të shikojë drejt së ardhmes duke mësuar nga gabimet e Italisë dhe duke ditur se çfarë na pret, nëse bëjmë të njëjtat gabime.

LAJM KRYESOR: Më 3 shtator në Otranto/ Rama për Huffington Post: Hapa dyert e Shqipërisë për afganët. Këtu tek ne njerëzit besojnë në komplote e s’vaksinohen, BE ka humbur busullën. Probleme në burgje? Kemi njësoj si Italia

(F.m/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet edi rama rama per huffington post edi rama rama per huffington post

Sondazh

Poll