Aktualitet

Prokurori i Anti-mafias italiane: Shqipëria është një vend i korruptuar, aty fuqizohesh dhe bëhesh gati për të lulëzuar

28 Gusht 2021, 17:22 Nga DOSJA
Prokurori i Anti-mafias italiane: Shqipëria është një vend i

ITALI– Nicola Gratteri, prokurori që ka ‘çmontuar’ rrjetin “Ndrangheta ka komentuar sërish situatën në Shqipëri, të cilin e konsideron një vend të korruptuar. I pranishëm në Scilla me rastin e takimit të tretë Ndërkombëtar të organizuar nga Fondacioni Magna Grecia me titull “narracioni i Jugut”, Gratteri tha se mafia që është në zhvillim e sipër i ka themelet në Europë.

Magjistrati shtoi më tej se në Shqipëri është shumë e lehtë të japësh e marrësh ryshfet dhe kur kalon kufijtë, pasi je bërë ‘i fortë në treg’, mund të krijosh lidhje edhe me mafian ndërkombëtare.

“Lufta në Afganistan përveç që do të sjellë shumë terroristë në Evropë, do të sjellë edhe shumë heroine. Ekziston një mafie në zhvillim në Evropë, ajo shqiptare. Në Shqipëri është e lehtë të marrësh ryshfet dhe kur del jashtë, pasi bëhesh i fortë, je në gjendje të lidhesh me mafian ndërkombëtare. Holandezët e dinë mirë këtë dhe sot ata e gjejnë veten në një udhëkryq dhe na pyesin për udhëzime, se çfarë duhet të bëjnë. Ne bëjmë atë që mundemi, por unë tashmë e kam thënë edhe vite më pare. ‘Ndrangheta ka qenë në Hollandë. Unë kurrë nuk kam dëgjuar hapur për ta sepse ata janë shumë xhelozë për privatësinë e tyre, por në emër të asaj privatësie po bëhet biznesi i madh. Problemi është se Evropa vetë nuk dëshiron t’i japë fund. Aty mund të gjesh gjithçka, është bërë një supermarket i madh, sheshi më i madh për të bërë biznes. Mafia e Amerikës së Jugut, për shembull, investon në Evropë dhe jo në territorin e vet, sepse ta bësh këtë këtu është më fitimprurëse,”- tha Gratteri ndër të tjera.

Prokurori i Anti-mafias italiane, Nicola Gratteri është drejtuesi i Prokurorisë së Katanzaros dhe ka udhëhequr operacionin e goditjes së një degëzimi të klanit ‘Ndrangheta. Ai ka folur edhe për përfshirjen e Shqipërisë në këtë dosje, pas përgjimeve të publikuara dhe bëri thirrje për hetime të thelluara në vendin tonë.

(f.m/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet nicola gratteri nicola gratteri per shqiperine nicola gratteri nicola gratteri per shqiperine

Sondazh

Poll