Aktualitet

Kamioni përplas 14-vjeçaren në Astir, e mitura dërgohet në spital

28 Gusht 2021, 17:33 Nga DOSJA
Kamioni përplas 14-vjeçaren në Astir, e mitura dërgohet

TIRANË– Një 14-vjeçare me inicialet E. S., ka mbetur e plagosur pasi e ka përplasur një kamion. Ngjarja ka ndodhur në zonën e Astirit në Tiranë, në rrugën “Tom Plezha”.

Mësohet se e mitura ka qenë duke kaluar rrugën në momentin që kamioni ka kaluar dhe e ka përplasur. Vajza është dërguar në spital ku ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Njoftimi i policisë Tiranë:

Më datë 28.08.2021, rreth orës 17:10, në rrugën “Tom Plezha”, mjeti me drejtues M. L., ka përplasur këmbësoren e mitur me iniciale E. S., rreth 14 vjeçe, e cila është dërguar në spital për ndihmë mjeksore, paraprakisht pa probleme për jetën. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për përcaktimin e shkakut të aksidentit.

(F.m/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet kamioni perplas 14-vjecaren kamioni perplas 14-vjecaren

Sondazh

Poll