Bota

Rritja ALARMANTE e rasteve të reja në Kosovë/ Qeveria miraton masat e reja anti-COVID, do të hyjnë në fuqi që nesër, vit

28 Gusht 2021, 14:46 Nga DOSJA
Rritja ALARMANTE e rasteve të reja në Kosovë/ Qeveria miraton

KOSOVË -Qeveria e Kosovës në mbledhjen e mbajtur ditën e sotme, ka vendosur që nga data 29 gusht (e diel) të hyjnë në fuqi masat e reja anti-COVID, duke rikthyer sërish kufizimin e lëvizjes, shtyrjen e fillimi të vitit të ri shkollor dhe shkurtimin e orarit të punës së gastronomisë.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, tha se masat kundër pandemisë i ndërmarrin konform situatës epidemiologjike në vend.

“Tani kur situata epidemiologjike është përkeqësuar, jemi të detyruar të marrim masa shtrënguese, duke shtyrë vitin shkollor, duke kufizuar edhe lëvizjen e qytetarëve ”, tha Kurti.

Në bazë të vendimi të Qeverisë, fillimi i vitit të i ri shkollor të shtyhet deri më 13 shtator, ku do të rivlerësohet situata. Gjithashtu rikthehet masa e kufizimit të lëvizjes (ora policore) nga ora 22:00 deri në 05:00. Ndërsa, lokalet hoteliere, restorantet dhe baret do të punojnë deri në orën 21:30 në ambientet e hapura.

Të gjitha institucionet publike dhe private janë të detyruara të punojnë me staf esencial deri më 13 shtator. Të gjithë qytetarët që do të hyjnë në Kosovë, nëpër pikat kufitare duhet të paraqesin dëshmi që nuk janë të infektuar me COVID-19.

(e.k/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

diaspora diaspora masat anti-covid ne kosove masat anti-covid ne kosove

Sondazh

Poll