Bota

Masa të reja anti Covid në Maqedoninë e Veriut/ nga 1 shtatori duhet certifikatë vaksinimi, test PCR ose antigen për hyrje

28 Gusht 2021, 15:37 Nga DOSJA
Masa të reja anti Covid në Maqedoninë e Veriut/ nga 1

MAQEDONI E VERIUT- Ditën e sotme Maqëdonia e Veriut ka vendosur kushte për të hyrë në territorin e saj.

Drejtoria Vendore e Kufirit dhe Migracionit në Korçë, ka bërë me dije se çdo qytetar nisur nga ata shqiptarë që duan të hyjnë në vendin fqinj duhet të jenë të pajisur me certifikatë vaksinimi ndaj COVID-19 ose nëse nuk janë të vaksinuar qytetarët duhet të kryejnë test PCR jo më të vjetër se 72 orë dhe test të shpejtë antigen jo më të vjetër se 48 orë.

Drejtoria Vendore e Kufirit dhe Migracionit Korçë njofton:

Autoritetet policore të Maqedonisë së Veriut, kanë njoftuar se duke filluar nga data 01.09.2021, të gjithë qytetarët të cilët do të hyjnë në Republikën e Maqedonisë së Veriut, duhet të jenë të pajisur me certifikatën e vaksinimit COVID-19. Personat të cilët nuk e disponojnë certifikatën, duhet të kenë kryer testin PCR SARS-CoV-2 (jo më vonë se 72 orë nga udhëtimi) ose testin e shpejtë antigen (jo më vonë se 48 orë). Shtetasit të cilët do të udhëtojnë tranzit për në Maqedoni, duhet të plotësojnë një deklaratë në Pikat e Kalimit Kufitar me Maqedoninë e Veriut. Duke ju falenderuar për mirëkuptimin.

(e.k/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

rajoni rajoni masat e reja ne maqedonine e veriut masat e reja ne maqedonine e veriut

Sondazh

Poll